Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë e nënshkruar më 1 gusht në Shkup, ka nxitur reagimet e bashkësisë ndërkombëtare. Ata kanë përshëndetur atë, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme për raportet mes dy vende. Në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, thuhet se një marrëveshje e tillë thellon bashkëpunimin politik dhe ekonimik, duke e përshëndetur marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.
“Kjo marrëveshje e rëndësishme dhe progresive tashmë i njeh lidhjet e forta mes dy vendeve dhe hap derën për një bashkëpunim edhe më të ngushtë mes dy vendeve në sfera të ndryshme si infrastruktura dhe kultura. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të sjellë stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik në rajon si dhe shërben si shembull inkurajues se si duhet të zgjidhen dallimet dhe çështjet e hapura mes fqinjëve në mënyrë paqësore”, kanë thënë nga DASH.
Organizata e Traktaktit Veriatlantik gjithashtu ka përshëndetur këtë marrëveshje, për të cilën vlerëson se do të kontribuojë për stabilitet më të madh në rajon. Qëndrimin e NATO-s e ka përcjellur zëvendës-sekretarja, Rouz Gotelemer.
“NATO e përshëndet shpirtin e bashkëpunimit që e bëri të mundshëm nënshkrimin e Marrëveshjes. Kjo marrëveshje është një ngjarje e rëndësishme në krijimin e marrëdhënieve pozitive në rajon me shikim drejt të ardhmes. Zbatimi i saj do të sjell siguri më të madhe në Ballkan, që është në interes të të gjithëve”, ka thënë Rouz Gotemeler, zëvendës-sekretare e NATO-s.
Ndërkohë, qëndrimi i i Parlamentit Evropian rreth kësaj marrëveshjeje është publikuar nëpërmjet një komunikate të përbashkët të tre eurodeputetëve, Eduar Kukan, Knut Flekenshtajn dhe Ivo Vajgëll.
“Ne mirëpresim nënshkrimin e ‘Marrëveshjes së miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit’ mes Bullgarisë dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Ne jemi të inkurajuar nga angazhimi i dy qeverive për të përforcuar raportet mes dy vendeve dhe për të ofruar përfitim të përbashkët për të gjithë qytetarët. Ne besojmë fuqishëm se zhvillimet aq pozitive janë shembull në rajon dhe sjellin popullin e Maqedonisë një hap më afër drejt anëtarësimit të dëshiruar në Bashkimin Evropina”, kanë deklaruar eurodeputetët.
Në komunikatë theksohet po ashtu se Parlamenti Evropian do të vazhdojë të mbështesë Kuvendin e Maqedonisë në përmbushjen e aspiratave të qytetarëve të saj dhe në reformat e nevojshme që vendi të ec përpara në rrugën e tij evropiane.
Teuta Buçi
SHBA përshëndetë Marrëveshjen Maqedoni-Bullgari by tvshenjaofficial
Data 15.06.2026
Aktuale
- Mickoski flet për rikonstruimin e Qeverisë
- “Gjenerali”, u arrestua në Belgjikë, ja si ka ndryshuar Gerd Gjinarari, i dënuari për vrasjen e Naim Zyberit! Pritet ekstradimi (FOTO)
- Kryeministri paralajmëron uljen e çmimi të naftës
- Osmani: Miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat do të shënojë një nga ditët më të errëta për marrëdhëniet ndëretnike dhe për frymën e MO-së
- Logos-A sjell librin “Modernizimi i Shqipërisë dhe ‘Nacionalizmi i Ri Shqiptar’ (1920-1939)” të autores Merjem Gashi
- Brenda 24 orëve arrestohen 17 shoferë veturash
- Qeveria dënon ashpër aktin vandal të djegies së automjeteve me status diplomatik në afërsi të Ambasadës së Bullgarisë
- “Mjeku rrejshëm” nga Maqedonia pas mashtrimeve, arrestohet në Serbi

