Qeveria e dënon ashpër aktin vandal dhe të papranueshëm të djegies së automjeteve me status diplomatik në afërsi të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup.
“Këto veprime përbëjnë sulm ndaj parimeve të sigurisë, marrëdhënieve diplomatike dhe të drejtës ndërkombëtare dhe nuk duhet të kenë vend në një shtet demokratik. Institucionet kompetente tashmë po ndërmarrin masa intensive për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve.
Si Qeveri, duam të dërgojmë një mesazh të qartë se çdo tentativë për nxitje tensionesh, përhapje të urrejtjes apo cenim të sigurisë do të sanksionohet maksimalisht. Shteti ka kapacitetet dhe do të reagojë me gjithë forcën e institucioneve, duke mos lejuar që individë të caktuar ta dëmtojnë reputacionin e Maqedonisë. Presim hetim të shpejtë dhe efikas, zbardhje të plotë të ngjarjes dhe përgjegjësi penale adekuate për autorët. Qeveria mbetet fuqimisht e përkushtuar për mbrojtjen e të gjithë qytetarëve dhe misioneve diplomatike në vend, si dhe për ruajtjen e stabilitetit, sigurisë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Data 15.10.2026
Aktuale
- Protesta studentore në Tiranë: Zjarri dhe përplasje të dhunshme në Kuvend
- Gani Geci përballë drejtësisë: Caktimi i masës së paraburgimit
- Rama paralajmëron veprime ligjore ndaj deputetit Azemi për shpifje
- Andi Bushati: Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët
- Debati i ashpër mes Mehmetajt dhe Gecit: A po rikthehet censura në Kosovë?
- Gani Geci në paraburgim: Një vendim i rëndësishëm nga Gjykata
- Protesta në Tiranë, reagon ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja
- Fadil Geci: Familja jonë është shtetformuese, ne duam një shtet të fortë



