Franca e ka përshëndetur Marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë me vlerësim se do të mundësojë që dy vendet t’i thellojnë dialogun dhe bashkëpunim dhe do të kontribuojë për përforcim të stabilitetit në rajonin e Ballkanit.
“Franca e ka përshëndetur nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim që kryeministrat e IRJM dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov e nënshkruajtën të martën, 1 gusht. Ajo e di se kjo marrëveshje do të mundësojë që Shkupi dhe Sofja t’i thellojnë dialogun dhe bashkëpunimin e tyre, sidomos në planin ekonomike dhe kulturor dhe se do të kontribuojë për përforcim të stabilitetit në rajonin e Ballkanit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë franceze për Evropë dhe punë të jashtme.

