Anëtarësimi në NATO është e ardhme e përbashkët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kështu u shpreh kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, në samitin e Kartës së Adriatikut. Ai pret që Maqedonia të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s, duke shtuar se vetë prezenca në Samitin e vendeve anëtare në Kartën e Adriatikut, tregon gatishmërinë e vendeve që të bashkëpunojnë në interes të qytetarëve dhe shteteve me qëllim që të dërgohet rajoni në, siç tha ai, shtëpinë e vetë dhe tek familja e madhe e NATO-s.
“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, është porosi inkurajuese e Aleancës se dyert janë të hapura për të gjithë që do të ngriten mbi sfidat e veta dhe do të tregojnë se mund të kontribuojnë për nevojat kolektive dhe për qytetarët e vet. E uroj Malin e Zi, shpreh besim dhe gatishmëri për aksion që Republika e Maqedonisë të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s. Integrimet e Maqedonisë në NATO dhe BE, janë qëllimet strategjike për vendin tonë.“, ka thënë Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.
Në këtë samit morri pjesë nënkryetari i SHBA-së, Majk Pens i cili tha se SHBA beson se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Perëndim dhe se presin që të riafirmojnë përkushtimin e SHBA-ve për të ndërtuar raporte që do të forcojnë lidhjet ndërmjet komunitetit evropian, Ballkanit Perëndimor dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai shtoi se NATO i ka dyert e hapura për të gjitha vendet aspiruese për të qenë pjesë e saj.
“Presidenti Tramp e ka bërë të qartë, se SHBA pret që të gjithë që janë në Aleancë dhe të gjithë që dëshirojnë të futen në Aleancë, të angazhohen në rritjen e harxhimeve në të paktën 2 për qind nga prodhimi vendor, në rol të mbrojtjes kombëtare. Kjo është e nevojshme që të ruhet parimi që nëse e sulmojnë një, i sulmojnë të gjithë”, ka deklaruar Majk Pens, nënkryetar i SHBA-së.
Kryeministri Zaev tha poashtu se Maqedonia do ta rris buxhetin për mbrojtje dhe pjesëmarrje në misionet e NATO-s. Në samitin e Kartës së Adriatikut në të cilën merr pjesë nënkryetari i SHBA-së, Majk Pens, nikoqirë janë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Makoviq. Në mbledhje do të marrin pjesë edhe kryeministrat e Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe ai i Shqipërisë Edi Rama, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq dhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ajnur Bafqari
AJNUR 1 _ 02.08.2017 by tvshenjaofficial
Data 15.06.2026
Aktuale
- Kuvendi e miratoi Kodin etik për deputetët
- “Na trajtojnë si kafshë!”- Qytetari shpërthen në protestën e 16-të: Ilaçet i blejmë kontrabandë, dializën e bëjmë në bodrum
- Mickoski flet për rikonstruimin e Qeverisë
- “Gjenerali”, u arrestua në Belgjikë, ja si ka ndryshuar Gerd Gjinarari, i dënuari për vrasjen e Naim Zyberit! Pritet ekstradimi (FOTO)
- Kryeministri paralajmëron uljen e çmimi të naftës
- Osmani: Miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat do të shënojë një nga ditët më të errëta për marrëdhëniet ndëretnike dhe për frymën e MO-së
- Logos-A sjell librin “Modernizimi i Shqipërisë dhe ‘Nacionalizmi i Ri Shqiptar’ (1920-1939)” të autores Merjem Gashi
- Brenda 24 orëve arrestohen 17 shoferë veturash

