Deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi sot në Kuvend ka deklaruar se partitë në pushtet po keqpërdorin gjuhën shqipe për të shtyrë zgjedhjet lokale. Ai ka thënë se vlerësimi i tyre është se nuk ka asnjë arsye për tu shtyrë këto zgjedhje. “Madje situata e krijuar le hapësirë të mendojmë se edhe ligji për gjuhën shqipe nuk sillet me qëllim që të përdoret si alibi për shtyrjen e zgjedhjeve. Kjo për shkak se LSDM nuk dëshiron ta sjellë ligjin para zgjedhjeve, ndërsa nëse BDI shkon në zgjedhje pa ligjin e gjuhëve atëherë do të shkatërrohet. Ne besuam se BDI kur…
Author: almakos
Prokuroria e Publike e Shkupi ka ngritur aktakuzë kundër personit i cili tërhoqi për flokë deputeten Radmilla Shekerinska më 27 prill në Kuvend.Prokuroria ka bërë të ditur se personi është i akuzuar për dhunë dhe se atij i kërcënohet dënim prej 3 deri në 10 vite burg.“Personi ngarkohet se gjatë ngjarjeve në shtëpinë ligjvënëse ka kryer dhunë, duke tërhequr për flokë deputeten në Kuvendin e Maqedonisë. E dëmtuara në ngjarjen ka përfunduar me lëndime të rënda trupore”, njoftojnë nga Prokuroria.
03 August Disa pjesë të Maqedonisë prej hyjnë në fazën e portokalltë ku temperaturat do të arrijnë deri në 42 gradë celsius. Kë tempertura të larta paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve ndaj dhe apelohet që njerëzit t’u shmangen sa më shumë ekspozimeve në diell. Më poshtë janë disa këshilla se si më lehtë ta përballojmë këtë periudh. -Mbrojtja nga ekspozimi i drejtëpërdrejtë në diell, shmangie nga ambientet e hapura nga ora 11 deri në ora 17-Të shmangen aktivitetet sportive në ambiente të hapura prej orës 11 deri 17-Mbathni rroba të lehta-Konsumoni shumë lëngje dhe ushqime të lehta-Përgatitni ushqime në…
Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski edhe sot vazhdojnë të jenë të pakapshëm për autoritetet e vendit. Kjo është dita e tetë e arratisjes së tyre, ndërsa nuk ka informacione se ku mund të jenë, dy të akuzuarit në lëndët e Prokurorisë Speciale, raporton SHENJA.Nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë edhe jashtë shtetit duke pasur parasysh faktin se për këtë dy persona është lëshuar flet arrest ndërkombëtar nëpërmjet Interpollit.Teksa vazhdojnë kërkimet brenda dhe jashtë vendit, ende diskutohet përgjegjësia për arratisjen e të akuzuarve. Policia akuzon gjykatën për mos dorëzimin e menjëhershëm të vendimit për paraburgim, ndërsa gjykata nuk komenton asgjë…
Rajoni i Vardarit Verior dhe Ohrit-Prespës sot do të përfshihen me temperatura nga faza e portokalltë, njoftoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 19, ndërsa ajo ditore prej 33 deri në 40 gradë. Indeksi UV do të jetë 9.Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 18, ndërsa…
Pas dymbëdhjetë orësh mundime, zjarrfikësit e Njësitit zjarrfikës territorial të Koçanit, të punësuarit në ndërmarrjen pylltare “Osogova” dhe ekipe të ndërmarjes publike “Kalaja e ujit” kanë lokalizuar zjarrin në komunën e Zërnovcit.kryetari i komunës së Zrnovcit, Bllazhe Stankov, informon që edhe pse zjarri është lokalizuar, ekipe të zjarrfikësve do të bëjnë kontroll gjatë tërë natës në afërsi të fshatit Vidovisht.Sipas vlerësimeve fillestare, zjarri ka kapluar sipërfaqe prej 300 hektarësh të pyllit me bredh, lis dhe pishë.
Nënpresidenti amerikan Majk Pens deklaroi se Republika e Maqedonisë mund të konsiderojë në mbështetje nga SHBA-ja dhe ka shprehur mbështetje ndaj politikave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe angazhimeve të saj për anëtarësim në NATO, informoi pres-shërbimi qeveritar i Qeverisë së RM-së për takimin e sotëm dypalëshe të Zaevit dhe Pensit në Podgoricë ku pasdite përfundoi Samiti i vendeve të Kartës së Adriatikut.“Qëndrimi i presidentit të SHBA-së, Donald Tramp është se SHBA-ja qëndron prapa Republikës së Maqedonisë dhe prapa rajonit në përcaktimet për integrimet në NATO”, ka theksuar nënpresidenti Pens, i cili është interesuar për realizimin e Planit 3-6-9…
Temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre në disa vende të Maqedonisë. Tashmë dy javë me radhë, kohë pas kohe po digjet mali në afërsi të fshatit Trebovlje të Makedonski Brodit.Autoritetet sigurojnë se zjarri është zbutur dhe se është parandaluar përhapja deri tek vendbanimet, por për shkak të erërave, zjarri sërish fillon të përhapet.Zjarr ka edhe në shpatet e Jakupicës së epërme në Veles. Në Shkup për momentin nuk ka njoftime se ka zjarre aktive, por ka pasur zjarr në fshatin Orman të Gjorçe Petrovit.Nga Qendra për Menaxhim me kriza dje njoftuan se ata janë vazhdimisht në terren dhe po monitorojnë…
Anëtarësimi në BE dhe NATO kërkon sakrifica dhe konsensus nacional, tha presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin e tij me rastin e festës së Ilindenit. Ai porositi që të bëhet kujdes të mos sakrifikohet ajo për të cilën janë viktimizuar gjeneratat e mëparshme, raporton SHENJA“Qëllimi i gjeneratës sonë është liria për prosperitet. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO padyshim kërkon sakrifica. Por, për secilën sakrificë është i nevojshëm konsensus nacional dhe shtetëror. Të kujdesemi të mos e sakrifikojmë atë për të cilën u viktimizuan paraardhësit tonë. Të mos e viktimizojmë identitetin”, ka deklaruar Gjorge Ivanov, president i shtetit.Presidenti Gjorge Ivanov ka…
Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë e nënshkruar më 1 gusht në Shkup, ka nxitur reagimet e bashkësisë ndërkombëtare. Ata kanë përshëndetur atë, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme për raportet mes dy vende. Në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, thuhet se një marrëveshje e tillë thellon bashkëpunimin politik dhe ekonimik, duke e përshëndetur marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.“Kjo marrëveshje e rëndësishme dhe progresive tashmë i njeh lidhjet e forta mes dy vendeve dhe hap derën për një bashkëpunim edhe më të ngushtë mes dy vendeve në sfera të ndryshme si…
Ish përfaqësuesi i lartë i LPK-së në Gjermani, Ibrahim Kelmendi, ka bë një apel kundër femrave me mbulesë. “Përçmoni, përbuzni, pështyni, kudo që ti takoni, sepse ato po na e përçmojne dhe rrezikojne identitetin tonë etnik me agresivitetin e tyre muhamedano-vehabist, të manifestuar përmes uniformës “shami”, “burka”, “ferexhe”! Në Kuran nuk ekziston përcaktim obligues për të mbuluar femrat kokën dhe fytyrën. Përse atëherë këto mercenare të shpifura të islamit fashistoid (vehabi) duhet të mirëkuptohen e tolerohen në trojet tona etnike?!”, ka shkruar Kelmendi, ndryshe njeri i afërt i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ofendimet e tij në adresë të femrave…
Për më shumë se 40% ka rënë niveli i burimeve në Belicë të Epërme dhe në fshatin Shum, prej nga qytetit i Strugës furnizohet me ujë për pije. Për shkak të kësaj, disa pjese të qytetit, veçanërisht katet më të lartë në objektet për banim, nuk kanë ujë për pije madje 10 orë në ditë. Gjendja më kritike është në bllokun e tretë dhe të katërt në Strugë. Në fshatrat Tatesh i Epërm dhe i Poshtëm ka pasur kufizime të ujit. Ndërkaq ka edhe keqpërdorim të ujit dhe shfrytëzim të paplanifikuar të ujit për ujitjen e parqeve. Në Belicë të…

