Anëtarësimi në BE dhe NATO kërkon sakrifica dhe konsensus nacional, tha presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin e tij me rastin e festës së Ilindenit. Ai porositi që të bëhet kujdes të mos sakrifikohet ajo për të cilën janë viktimizuar gjeneratat e mëparshme, raporton SHENJA
“Qëllimi i gjeneratës sonë është liria për prosperitet. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO padyshim kërkon sakrifica. Por, për secilën sakrificë është i nevojshëm konsensus nacional dhe shtetëror. Të kujdesemi të mos e sakrifikojmë atë për të cilën u viktimizuan paraardhësit tonë. Të mos e viktimizojmë identitetin”, ka deklaruar Gjorge Ivanov, president i shtetit.
Presidenti Gjorge Ivanov ka kërkuar avancim të kordinimit mes institucioneve kompetente për koordinim të jashtëm. Kreu i shtetit nënvizoi se qëllimi i tij është që diplomacia maqedonase të flasë me zë të argumentuar dhe të qartë. Ivanov tha se do të analizojë mirë propozimet për ambasadorë të ardhshëm të vendit.
“Tek unë do të kalojnë vetëm ato propozime për ambasadorë të cilët do t’i përmbushin kriteret për profesionalizëm dhe përvojë. Nga ambasadorët e tanishëm dhe të ardhshëm pres angazhim të fuqishëm në drejtim të realizimit të qëllimeve të vendosura strategjike të Republikës së Maqedonisë, ndërsa ato janë integrimet euro-atlantike, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, bashkëpunimi rajonal dhe transparenca ndaj të gjithë partnerëve qëllimmirë”, ka shtuar Ivanov.
Presidenti Gjorge Ivanov, në fjalimin e tij, ndër të tjera tha se ka shpresë se është e mundur të arrihet zgjidhje e pranueshme nga të dy palët edhe për tejkalimin e kontestit për emrin me Greqinë. Në lidhje me marrëveshjen me Bullgarinë , theksoi se ky lloj i marrëveshjeve janë shprehje e kompromisit për të parë në të ardhmen dhe jo në të kaluarën. Për këtë Ivanov u bëri thirrje Qeverisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë të kontribuojnë në plotësimin e qëllimit të Marrëveshjes.
Mefail Ismaili
Ivanov: Anëtarësimi në BE kërkon sakrificë by tvshenjaofficial
Data 15.06.2026
Aktuale
- Mickoski flet për rikonstruimin e Qeverisë
- “Gjenerali”, u arrestua në Belgjikë, ja si ka ndryshuar Gerd Gjinarari, i dënuari për vrasjen e Naim Zyberit! Pritet ekstradimi (FOTO)
- Kryeministri paralajmëron uljen e çmimi të naftës
- Osmani: Miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat do të shënojë një nga ditët më të errëta për marrëdhëniet ndëretnike dhe për frymën e MO-së
- Logos-A sjell librin “Modernizimi i Shqipërisë dhe ‘Nacionalizmi i Ri Shqiptar’ (1920-1939)” të autores Merjem Gashi
- Brenda 24 orëve arrestohen 17 shoferë veturash
- Qeveria dënon ashpër aktin vandal të djegies së automjeteve me status diplomatik në afërsi të Ambasadës së Bullgarisë
- “Mjeku rrejshëm” nga Maqedonia pas mashtrimeve, arrestohet në Serbi

