Deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi sot në Kuvend ka deklaruar se partitë në pushtet po keqpërdorin gjuhën shqipe për të shtyrë zgjedhjet lokale. Ai ka thënë se vlerësimi i tyre është se nuk ka asnjë arsye për tu shtyrë këto zgjedhje.
“Madje situata e krijuar le hapësirë të mendojmë se edhe ligji për gjuhën shqipe nuk sillet me qëllim që të përdoret si alibi për shtyrjen e zgjedhjeve. Kjo për shkak se LSDM nuk dëshiron ta sjellë ligjin para zgjedhjeve, ndërsa nëse BDI shkon në zgjedhje pa ligjin e gjuhëve atëherë do të shkatërrohet. Ne besuam se BDI kur ka hyrë në qeveri ka bërë të paktë marrëveshje për ligjin për gjuhën shqipe, por situata e krijuar dëshmon se BDI nuk ka bërë asnjë marrëveshje për hyrje në Qeveri dhe se është vasale e partive maqedonase”, ka thënë deputeti Gashi.

