Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale për vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1 për lëndën lidhur me ngjarjet në Komunën e Qendrës gjatë qershorit të vitit 2013, dhe solli vendimin që, provat e grumbulluara nga materialet e përgjuara mund të përdoren si argument në procedurën penale.“Gjykata e Apelit Shkup, më datë 04.08.2017 ka sjell vendi, me të cilin e pranoi ankesën e Prokurorisë publike për ndjekje të veprave penale që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve dhe ka shfuqizuar vendimin e sjellë nga Gjykata themelore Shkupi 1 me të cilin nga materialet e lëndës…
Author: almakos
Ministria e bujqësisë do të shpall konkurs për realizimin e masës për mbështetjen e bujqve të ri me të cilën masë parashikohet ndarja e 10 mijë euro mjete pa kthim. Megjithatë sipas ministrit të bujqësisë Lupço Nikolovski që të merren këto mjete duhet të plotësohen disa kritere përkatëse. Deri më tani ishim dëshmitarë se kishte disa keqpërdorime gjatë shpalljes së këtyre konkurseve pasi kushti i vetëm ishte “Kush vjen i pari – shërbehet i pari”. Për këtë, paratë nuk përfundonin atje ku duhej. Për këtë, tani me rregullore i rregullojmë të gjitha këto mjete që mos të ndahen me këtë…
Gjithë udhëtarët të cilët kanë rezervime për të udhëtuar nga aeroporti i Shkupit, më datat shtatë, tetë dhe nëntë gusht, në aeroport duhet të arrijnë tre deri katër orë para kohës së fluturimit. Siç informojnë nga TAV Maqedoni, kjo është për shkak të masave shtesë të sigurisë të cilat do të ndërmerren me rastin e ndeshjes së “UEFA Super Cup” e cila do të luhet në Shkup, në stadiumin “Telekom Arena”. Gjatë këtyre ditëve pritet fluks i madh i tifozëve të futbollit dhe turistëve që të vizitojnë qytetin e Shkupit.
04 August Zjarri i paraqitur ditë më parë në zonën malore mbi pikën turistike Matkë, që gjatë ditës së sotme është lokalizuar, ka nisur të përhapet në rajonin malor të Tetovës. Njësia territoriale kundër zjarrit në Tetovë alarmon mbi mundësinë e përhapjes së zjarrit sepse vendi i papërshtatshëm nuk lejon qasje në atë zonë. Kjo ndërkohë që rrezikon banorët që jetojnë rrëzë malit. Kreu i njësisë zjarrfikëse ankohet edhe për mungesë të makinerisë për qasje në zonat e thella malore të cilat vështirësojnë edhe më tepër punën e tyre në terren. Për momentin jemi duke intervenuar në katër raste, në…
Deri të enjten rajoni i Maqedonisë do të jetë nën ndikim të masës ajrore stabile dhe shumë të ngrohtë, që do të kushtëzojë të vazhdojë periudha e motit kryesisht me diell, shumë të ngrohtë dhe të thatë. Në pjesën më të madhe të vendit temperatura maksimale do të arrijë mbi 35, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit do të tejkalojë 40 gradë, njofton DPHM-ja.Më ngrohtë pritet të jetë gjatë fundjavës, kur temperatura maksimale në vend do të arrijë edhe 42 gradë. Nga e hëna në orët e pasdites do të ketë paraqitje të vranësirave mesatare lokale. Indeksi UV edhe më…
04 August Zjarri në Matkë është lokalizuar, ndërsa ai në fshatin Trebovlje në Makedonski Brod që është aktiv tani më dhjetë ditë, është zgjeruar drejt komunave Bërvenicë dhe Gostivar, në pjesën e fshatit Koritë, informon Qendra për menaxhim me kriza (QMK). Zjarre aktive, sipas QMK ka pothuajse në të gjitha pjesët e Maqedonisë. Nga dita e mërkurë po intervenohet në pyllin e djegur të përzier në zonën e fshatit Studeniçan me dy automjete të zjarrfikësve, të cilave sot në mëngjes iu bashkëngjitën edhe të punësuarit në Ekonominë pyjore “Karaxhicë”. Ekipet e “Karaxhica”-s sot në mëngjes janë angazhuar edhe në shuarjen…
Ministria e Brendshme shpallë konkurs për 500 vende të reja për policë (kadetë).Edhe në këtë konkurs do të respektohen si kriteret ligjore për seleksionim ashtu edhe detyrimi konstitucional dhe ligjor për përfaqësim të drejtë.Numri më i madh, 360 prej gjithsej 500 policëve do të pranohen në policinë e Shkupit. Prej qyteteve tjera të banuara me shqiptarë është paraparë vetëm Tetova ku do të pranohen 10 policë dhe Kumanova me 20. Ndërkaq në Strumicë, Veles, Ohër, Manastir dhe Shtip është paraparë pranimi i nga 20 policëve.
Duke filluar prej sot dhe gjatë fundjavës, territori i tërë shtetit do të përfshihet me temperatura të larta nga faza portokalli, informoi Ministria e Shëndetësisë në pajtim me paralajmërimin e meteo-alarmit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Janë paraparë temperatura mbi 40 gradë CelsiusMinistria e Shëndetësisë rekomandon që prej sot e deri të dielën prej obligimeve të punës të lirohen gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60-vjeçare, ndërsa të gjithë personat e tjerë gjatë paraqitjes së çfarëdo problemi shëndetësor menjëherë të paraqiten tek mjeku i tyre amë.Punëdhënësve u rekomandohet që ta riorganizojnë orarin e punës në drejtim të shmangies së aktiviteteve…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbrëmë në seancën e 19-të e ka miratuar propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rrogë minimale dhe me këtë e filloi procedurën ligjore për rritje të rrogës minimale në nivel prej 12.000 denarëve. Do të mundësohet pagesë e vlerës së njëjtë të rrogës minimale për të gjithë të punësuarit në Republikën e Maqedonisë, të cilët kanë rrogë minimale, ndërsa do të mundësohet edhe mbështetje financiare për firmat nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë që ta paguajnë rrogën minimale më të lartë të kontraktuar. Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, ndryshimet e miratuara të propozim ligjit,…
Teksa ekipi jonë inspektonte gjendjen e shkollës së Kosturnicës, aktivistë të Lëvizjes Besa nga ky fshat, deshën të rikujtojnë faktin se partia e tyre ka propozuar amendament për këtë shkollë por Qeveria ua ka refuzuar. Sipas vlerësimeve të tyre, ndërtimi i shkollës e cila ka bazamentin dhe ka katin e parë të mbuluar, nuk do të kushtojë më shumë se 25 mijë euro. Shejnur Osmani nga kjo lëvizje kërkoi që të pranojnë propozimin dhe të ndajnë mjete simbolike për ndërtimin e kësaj shkolle.“Lëvizja Besa-dega Kumanovë, kërkon nga Qeveria që të vendos në funksion arsyen, të pranojë amendamentin për shkollën e…
Prej nesër Maqedonia hyn në fazën e portokalltë të temperaturave, andaj Ministria për punë dhe politikë sociale ka dalë me rekomandime ku këshillon qytetarët për masat që duhet të ndërmarrin gjatë kësaj periudhe për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta. Ministria këshillon që të qëndrohet në ambiente të mbyllura, t’i shmangen diellit dhe aktiviteteve fizike, ndërsa gratë shtatzëna dhe të moshuarit mbi 60 vjet të lirohen nga puna.“Pas mbledhjes së mbajtur të Komisionit për valën e të nxehtit, rekomandohet tre ditët e ardhshme(nga e premtja deri të dielën) nga obligimet e punës të lirohen gratë shtatzëna dhe personat e moshës…
Vazhdimi i debatit për buxhetin në Kuvend, ka ballafaquar deputetët e pushtetit dhe opozitës. Nga Lëvizja BESA thanë se me këtë rishikim buxhet janë shkurtuar shumë projekte kapitale në vendbanimet shqiptare. Deputeti Fadil Zendeli tha se Qeveria duhet të rrisë investimet në institucione dhe me atë, në mënyrë më profesionale t’u shërbejnë qytetarëve.“Duhet të mbajmë kujdes më të madh për këto institucione, jo ti zvogëlojmë mjetet buxhetore por ti rrisim. Por jo ti rrisim për keqpërdorime të cilat mund të bëhen nga menaxhues të caktuar por të rriten në drejtim të ngritjes së kushteve teknike dhe jetësore me të cilat…

