Author: almakos

Vatra të shumta zjarri kanë kapluar Maqedoninë për shkak të temperaturave të larta dhe fazës së portokalltë në të cilën gjendet vendi. Përveç në rajonin e Maqedonisë Lindore ku zjarret janë ende aktive, vatra të zjarrit kanë kapluar edhe rajonin e Karshiakës, përkatësisht malin e fshatit Moranë të Komunës së Studeniçanit. Zjarri në fjalë është zgjeruar dhe ka kapluar edhe malet e fshatit Oreshan të Komunës së Zelenikovës. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Debati parlamentar për rishikimin e buxhetit është shndërruar në pllakë gramafoni. Ditën e tretë me radhë opozita akuzon se shkurtohen fonde për investime kapitale, ndërsa rriten shpenzimet joproduktive. Tre ditë me radhë pushteti mbron përgatitjen e arkës së shtetit duke thënë se po sigurohen para për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe përmirësimin e standardit jetësor. Debati po zhvillohet me shumë replika dhe kundër replika. Besohet se rishikimi do të votohet të dielën. Alsat-M [embedded content]

Lexo më Shumë

Lidhur me informacionet e publikuara se një ndër drejtoritë të cilat do t’i takojnë LR pdsh-së është edhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore yë Shqiptarë, nga ky institucion kanë reaguar duke kërkuar që të ndërpriten menjëherë akrobacionet politike, dhe instituti mos të jetë pjesë e pazarllëqeve të pista partiake – politike, pasi kjo bie në kundërshtim me Ligjin për Veprimtari Hulumtuese- Shkencore dhe Statutin e ITSHKSH-së, si institucion shkencor – publik, që dhe si i tillë nuk e ka statusin e institucionit shtetëror – qeveritar. “Partitë politike, si misionare të moszhvillimit të shoqërisë sonë, pasi shkatërruan të gjitha vlerat,…

Lexo më Shumë

Për dy ditë, respektivisht më 6 gusht skadon afati për shpalljen e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor. Njëkohësisht skadon edhe afati për punësim në institucionet shtetërore dhe emërimi i drejtorëve në përputhje me Kodin Zgjedhor. Sipas informacioneve të Alsat – M, pikërisht deri të dielën, do të emërohen shumica e drejtorëve në institucionet dhe agjencitë shtetërore. Me këtë, një pjesë e funksionarëve të VMRO-DPMNE-së në funksione drejtorësh, për të cilët ekzistonte përshtypje se do të shkarkohen madje pas zgjedhjeve lokale, për shkak të procedurave të gjata, megjithatë, të njëjtit, do t’i lëshojnë pozitat e tyre më herët.…

Lexo më Shumë

Sot Maqedonia është në fazën e portokalli, me temperatura që kanë arritur deri në 41 gradë celsius, e qytetarët freskinë më së shumti e kanë gjetur nëpër shatërvane, përfshirë këtu edhe atë që ndodhet në sheshin ‘Maqedonia’. Sinoptikët thonë se deri të enjten e ardhshme do të kemi mot të ngjashëm të nxehtë dhe me erë të ngrohtë .”Ditëve të vikendit presim të kemi temperatura edhe më të larta, priten që temperaturat nga mëngjesi të jenë 35 dhe në mesditë të arrijnë në 42 gradë”, deklaroi Konstandinka Arsovska, meteоreologе.Qytetarët thonë se moti i nxehtë po ju sjell vështirësi në shëndet.…

Lexo më Shumë

Deputetët nuk duan të shkojnë në pushim. Të gjithë thonë se janë të gatshëm të punojnë edhe në muajin gusht. Megjithatë pushteti dhe opozita kanë prioritete të ndryshme për të cilat mund të sakrifikojnë disa ditë nga pushimet verore. Nga shumica parlamentare mbajnë qëndrimin se është e domosdoshme që sa më shpejtë të vazhdojë seanca ku do të diskutohet shkarkimi i prokurorit publik, Marko Zvërlevski. Pranuam që të përfundojë debati për rishikimin e buxhetit, por nuk shkojmë për pushime derisa të mos shkarkohet Zvërlevski, thotë Tomislav Tuntev nga LSDM. Jemi të gatshëm të diskutojmë edhe për popozimin e opozitës për…

Lexo më Shumë

KSHZ është e gatshme për zgjedhjet lokale të dakorduara fillimisht për 15 tetor, thotë nënkryetari i KSHZ-së Rexhep Prekopuca. Ai për Televizionin SHENJA tha se puna e tyre më e madhe ka mbaruar në zgjedhjet parlamentare dhe tani për ato lokale i kanë të gatshme të gjitha, përfshi edhe listën e pastruar zgjedhore.“KSHZ është e gatshme në çdo kohë për realizimin e çfarëdo lloj zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë. Sa i përket listës zgjedhore, mendoj se KSHZ e ka kryer punën e sajë gjatë pastrimeve në terren dhe pastrimeve dhe pastrimeve administrative”, deklaroi Rexhep Prekopuca, nënkryetar i KSHZ-së.Anëtari i KSHZ-së,…

Lexo më Shumë

04 August Gjykata e Apelit ka vendosur që bisedat e përgjuara për shuplakat e porositura në Qendër mund të përdoren si dëshmi kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Para më shumë se katër muaj, Specialja ankimoi vendimin e gjykatëses, Tatjana Mihajllova që të mos lejoj bombat të përdoren si dëshmi, ku flitej për dhunën e organizuar para komunës Qendër. Bisedat e përgjuara Gjykata penale i hodhi poshtë me arsyetimin se janë marrë në mënyrë ilegale. Mihajlova gjithashtu nuk lejoi që në gjykatë të paraqitet “dëshmitari i mbrojtur” i Speciales. Ai arsyetohej se për një rast të këtillë ku aktakuza është për…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga prokurori publik Marko Zvërlevski, edhe pse shumica parlamentare e kryesuar nga LSDM mban qëndrimin se nuk do të dorëzohen nga shkarkimi i kryeprokurorit Zvërlevski. I pyetur nëse do të tërhiqen nga diskutimet në lidhje me shkarkimin dhe emërimin e kryeprokurorit për të shkuar në pushim, deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski tha se ato janë në Kuvend dhe do të qëndrojnë aq sa do të jetë nevoja.“Për shumicën parlamentare nuk është prioritet deponia në Strugë, por është prioritet njeriu që ka kapur krim të kryeministrit, nuk është prioritet rritja e pesë për qind e rrogës në…

Lexo më Shumë

04 August Rreth 130 mijë punëtorë nga muaji shtator do të marrin rrogë me vlerë prej 12 mijë denarë. Propozim ndryshimet për ligjin për rrogën minimale kaluan mbrëmë në Qeveri ndërsa së shpejti pritet të jenë edhe në rend dite në seancë parlamentare. Ideja është që me paratë e buxhetit të subvencionohet rritja e të gjitha rrogave që për momentin janë më të ulëta se 12 mijë denarë, pa marrë parasysh se për çfarë sektori bëhet fjalë. Nga Organizata e punëdhënësve mirëpresin këtë vendim dhe thonë se nuk do të shkaktojë probleme në punën e tyre. Vlerësojmë se Ligji nuk…

Lexo më Shumë

Edhe përkundër të gjitha paralajmërimeve nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e punës dhe politikës sociale që të respektohen të drejtat e punëtorëve dhe të mos ekspozohen në diell për shkak të temperaturave të larta, kamera e Alsat sot regjistroi punëtorë të cilët në temperatura mbi 40 gradë kryenin punë ndërtimore në disa pjesë të kryeqendrës. Ndërkohë ministrja e punës dhe politikës sociale edhe njëherë kërkoi që punëdhënësit ti respektojnë rekomandimet e ministrisë së shëndetësisë dhe dikasterit që ajo drejton Ministrisë për punë dhe politikë sociale./ Nga sot deri te dielën është faza portokalli njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë. Edhe…

Lexo më Shumë

Zjarret kanë përshirë shumë territore të vendit. Më alarmante situata paraqitet në fshatin Trebolje të Makedoski Brodit, ku zjarri vazhdon të jetë aktiv, ndërkaq flakët që përfshinë mbrëmë Matkën janë lokalizuar nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim. Zjarri në Matkë është filmuar nga një turist nga i cili dhe u përhap informacioni për ndezjen e qëllimshme të zjarrit. Pushuesit e Matkës shprehen të frikësuar kërkojnë më shumë angazhim nga institucionet kompetente të vendit. Duhet të ketë më shumë ekipe, edhe shërbime policore duhet të ketë më shumë pasi që është vend turistik dhe patjetër të ketë, sepse çdo kush mund…

Lexo më Shumë