Vatra të shumta zjarri kanë kapluar Maqedoninë për shkak të temperaturave të larta dhe fazës së portokalltë në të cilën gjendet vendi.
Përveç në rajonin e Maqedonisë Lindore ku zjarret janë ende aktive, vatra të zjarrit kanë kapluar edhe rajonin e Karshiakës, përkatësisht malin e fshatit Moranë të Komunës së Studeniçanit.
Zjarri në fjalë është zgjeruar dhe ka kapluar edhe malet e fshatit Oreshan të Komunës së Zelenikovës. /SHENJA/



