04 August
Gjykata e Apelit ka vendosur që bisedat e përgjuara për shuplakat e porositura në Qendër mund të përdoren si dëshmi kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Para më shumë se katër muaj, Specialja ankimoi vendimin e gjykatëses, Tatjana Mihajllova që të mos lejoj bombat të përdoren si dëshmi, ku flitej për dhunën e organizuar para komunës Qendër. Bisedat e përgjuara Gjykata penale i hodhi poshtë me arsyetimin se janë marrë në mënyrë ilegale. Mihajlova gjithashtu nuk lejoi që në gjykatë të paraqitet “dëshmitari i mbrojtur” i Speciales. Ai arsyetohej se për një rast të këtillë ku aktakuza është për dhunë, ligji nuk lejon të përdoret dëshmitarë i mbrojtur. Bisedat telefonike për protestat e organizuara dhe demolim të godinës së komunës Qendër i publikoi LSDM- ja .
“Të premten të del, pesë gjashtë shuplaka para kamerave, të hynë qytetarët dhe njëri t’ia jep tre shuplaka të forta dhe të largohet. Mund të bëjmë skenar, mendoj, unë planifikova këta të tanët të dalin të protestojnë. Por, mos ia trego këtë askujt. Pasi nëse përhapet, kot, do ta dijë dhe do ta pengoj. Do të thotë ashtu, njëjtë sikur Xhokica i vogël paramendon diçka, merr vendim dhe shkruan çfarë dëshiron në atë vendim. Përgatite Martinin dhe Sulen që prej nesër të godasim, të premten do t’ia tubojmë diku 2 mijë njerëz para qendrës”.
Përveç ish kryeministrit Gruevski, për shuplakat e porositura në Qendër akuzohen edhe Mile Janakievski, ish ministër në qeverinë e VMRO-DPMNE-së si dhe deputetja nga kjo parti Daniela Rangelova. Në aktakuzë përfshihen gjithsej 14 persona. Gjykimi për demolimin e godinës së qendrës vazhdon më 28 shtator.
Bojan Stojanovski

