Author: almakos

Në organizim të Lidhjes së shoqatave bletare të Maqedonisë, sot dhe nesër në Strugë do të mbahet Panairi i 3-të i mjaltit. Është paralajmëruar pjesëmarrje e rreth 20 ekspozuesve nga Shkupi, Shtipi, Radovishi, Koçani, Manastiri, Prilepi, Ohri, Dibra, Vinica, makedonski Brodi dhe Struga. Do të ketë edhe mysafirë nga Serbia dhe Shqipëria. Stendat do të vendosen para ndërtesës së Komunës. Qytetarët do të kenë rast që të blejnë mjaltë dhe prodhime të tjera të bletëve drejtpërdrejt nga prodhuesit, ndërsa në disa nga stendat do të shitet edhe mjaltë e certifikuar organike. Në organizim të Panairit është inkuadruar edhe shoqata “Matica”…

Lexo më Shumë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia do të bëjë gjithçka që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. Gjuriq, në një deklaratë për TV PINK, ka thënë se Kosova përmes anëtarësimit në INTERPOL dëshiron ta vërtetojë sovranitetin e saj, kurse kjo, sipas tij, “do të shërbejë për përndjekjen e serbëve”, transmeton Telegrafi. “Do të bëjmë çmos ta pengojmë këtë, siç e penguam anëtarësimin në UNESCO”, ka thënë Gjuriq.

Lexo më Shumë

Pamjet e filmuara me dron tregojnë gjendjen alarmante të deponisë së egër në Tetovë. Grumbull masiv i mbeturinave ende qëndrojnë në këtë deponi e cila rrezikon çdo dtë jetën e banorëve, ndërsa nuk është ndërmarrë asnjë hap nga ana e Komunës së Tetovës për zgjidhjen e këtij problemi kaq të madh ose dislokimin e saj. Këto pamje janë realizuar nga Shoqata ekologjike “Eco Guerilla”, e cila e cilëson këtë deponi të egër si kanceri i Tetovës.[embedded content]DEPONIA E EGËR, kanceri i Tetovës by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë

Debati parlamentar për ribalancin e Buxhetit për vitin 2017 do të vazhdojë sot nga ora 11:00, pasi i njejti duhet të përfundojë të dielën, më 6 gusht. Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së gjatë debatit të djeshëm akuzuan njëri tjetrin se kush më shumë e ka zhytur në borxh shtetin dhe qytetarët. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Dragan Danev, akuzoi shumicën parlamentare dhe Qeverinë e re se vazhdimisht e kanë akuzuar përbërjen e kaluar qeveritare për futjen e shtetit në borxhe, por se në qeverisjen e LSDM-së, sipas tij, shteti gjithmonë ka pasur borxh më të lartë publik. Nga ana tjetër sipas ministrit…

Lexo më Shumë

Sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhim me Kriza, gjendja me zjarret në Maqedoni është alarmante dhe në shumë vende zjarret janë aktive dhe po përhapen. Në fshatin Mogillë katër shtëpi janë djegur tërësisht, ndërsa një është dëmtuar pjesërisht. Gjithashtu sipas njoftimit të EVN-së, për shkak të zjarrit të madh në Bogomillë, Oreshe, Papradishtë, si dhe në disa vende tjera, të gjithë konsumatorët e Komunës së Çashkës do të mbesin pa energji elektrike një kohë të gjatë, për shkak se janë djegur 11 shtylla elektrike. Mbrëmë është gjetur një trup njeriu i djegur në fushën e fshatit Luboten të Shkupit, njoftoi…

Lexo më Shumë

Mot sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë ndërsta do të fryejë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 10 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa aj e ditës nga 33 deri në 42 gradë Celsius. Në Shkup do të kemi mot më diell dhe të nxehtë . Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 18 gradë Celsius, kurse ajo e ditës deri në 41 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 23 të së premtes në qarkoren afër Hotelit Kontinental në Autokomandë, mëson SHENJA. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa dëshmitarët thanë për SHENJA se një kamion është rrokullisur dhe disa makina tjera janë përfshirë në aksident. Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje por ende nuk ka informacione për të lënduar apo eventualisht për viktima. /SHENJA/[embedded content]Aksident trafiku në Autokomandë 04.08.2017 by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë

Debati parlamentar për ribalancin e Buxhetit për vitin 2017 do të vazhdojë nesër në orën 11:00, pasi i njejti duhet të përfundojë të dielën, më 6 gusht. Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së akuzuan njëri tjetrin se kush më shumë e ka zhytur në borxh shtetin dhe qytetarët. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Dragan Danev, akuzoi shumicën parlamentare dhe Qeverinë e re se vazhdimisht e kanë akuzuar përbërjen e kaluar qeveritare për futjen e shtetit në borxhe, por se në qeverisjen e LSDM-së, sipas tij, shteti gjithmonë ka pasur borxh më të lartë publik. Nga ana tjetër sipas ministrit Dragan Tovdevski, Qeveria e…

Lexo më Shumë

Qeveria gjatë seancës së 20 të cilën është duke e mbajtur sot, ka miratuar propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe i njejti do të dërgohet në Kuvend për procedurë të mëtejme. Megjithatë Ligji sipas gjitha gjasave do të shkojë edhe në Komisionin e Venedikut edhe pse partnerët e koalicionit qeveritar janë ta ndarë nëse Ligji si tërësi do të shkojë në Komision, apo vetëm pjesë të saj. Seanca ende vazhdon dhe nuk ka detaje konkrete rreth Ligjit në fjalë. Veç kësaj në këtë seancë pritet të miratohen edhe disa ndryshime kadrovike.

Lexo më Shumë

Vatra të shumta zjarri kanë kapluar Maqedoninë për shkak të temperaturave të larta dhe fazës së portokalltë në të cilën gjendet vendi. Përveç në rajonin e Maqedonisë Lindore ku zjarret janë ende aktive, vatra të zjarrit kanë kapluar edhe rajonin e Karshiakës, përkatësisht malin e fshatit Moranë të Komunës së Studeniçanit. Zjarri në fjalë është zgjeruar dhe ka kapluar edhe malet e fshatit Oreshan të Komunës së Zelenikovës. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Debati parlamentar për rishikimin e buxhetit është shndërruar në pllakë gramafoni. Ditën e tretë me radhë opozita akuzon se shkurtohen fonde për investime kapitale, ndërsa rriten shpenzimet joproduktive. Tre ditë me radhë pushteti mbron përgatitjen e arkës së shtetit duke thënë se po sigurohen para për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe përmirësimin e standardit jetësor. Debati po zhvillohet me shumë replika dhe kundër replika. Besohet se rishikimi do të votohet të dielën. Alsat-M [embedded content]

Lexo më Shumë

Lidhur me informacionet e publikuara se një ndër drejtoritë të cilat do t’i takojnë LR pdsh-së është edhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore yë Shqiptarë, nga ky institucion kanë reaguar duke kërkuar që të ndërpriten menjëherë akrobacionet politike, dhe instituti mos të jetë pjesë e pazarllëqeve të pista partiake – politike, pasi kjo bie në kundërshtim me Ligjin për Veprimtari Hulumtuese- Shkencore dhe Statutin e ITSHKSH-së, si institucion shkencor – publik, që dhe si i tillë nuk e ka statusin e institucionit shtetëror – qeveritar. “Partitë politike, si misionare të moszhvillimit të shoqërisë sonë, pasi shkatërruan të gjitha vlerat,…

Lexo më Shumë