Author: almakos

Përveç Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe helikopterëve të ARM-së, në shuarjen e zjarreve që kanë kapluar Maqedoninë e që po përhapen me shpejtësi të madhe, janë angazhuar edhe një helikopter nga Republika e Turqisë dhe një nga Republika e Bullgarisë. Kështu tha ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski. Tashmë në Maqedoni janë shtuar vatrat e zjarrit, ndërsa banorët e Komunës së Studeniçanit druajnë se flakët mund t’u afrohen shtëpive të tyre duke e pas parasysh se zjarri i cili kaploi malin e Moranës dje, sot ka arritur deri në malin e Vërtekicës që është disa kilometra mbi fshatin Studeniçan.

Lexo më Shumë

Maqedonia duket se do ta ketë shumë të vështirë në luftën kundër zjarreve. Tashmë çdo ditë po hapet një vatër e re zjarri në malet e vendit. Pasi kaploi malet e fhshatit Oreshan të Komunës së Zelenikovës dhe ato të fshatit Moranë të Komunës së Studeniçanit, një vatër e re zjarri është regjistruar në malin Kitka, më sakt në fshatin Vërtekicë të Komunës së Studeniçanit. Flakët duket të ishin përhapur përmes malit të Moranës që lidhet me malet e fshatit Gaberr dhe fshatit Vërtekicë. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Propozim ligji për gjuhën shqipe është shumë larg nga vullneti i qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e fundit parlamentare, kështu vlerëson gazetari Isen Saliu. Ai në intervistën e realizuar nga gazetarja Ajnur Bafqari, tha për TV SHENJA se politikanët kanë harruar premtimet e fushatës zgjedhore për gjuhën shqipe. Sipas tij, ky ishte një rast i art për zgjidhjen e zyrtarizimit të zgjidhjes, ndërsa moszyrtarizimi i saj nuk ka sqarim logjik. “Mendoj se ky propozim ligj ashtu siç ka kaluar në Qeveri është shumë larg edhe nga vullneti që e shprehën shqiptarët në zgjedhjet e fundit parlamentare. D.m.th. u shkel vullneti…

Lexo më Shumë

Nesër do të shpallen zgjedhjet lokale të cilat duhet të mbahen në tetor, ashtu siç u dakorduan partitë politike më 13 maj. Zgjedhjet do të shpallen nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, njoftojnë nga kabineti i kryeparlamentarit. “Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, të dielën, më 6 gusht 2017 do të nënshkruajë Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të këshillave të komunave dhe për Këshillin e Qytetit të Shkupit si dhe për kryetarë të komunave dhe për kryetar të komunës së Qytetit të Shkupit”, qëndron në kuomunikatë.

Lexo më Shumë

Ka vazhduar edhe sot debati në Kuvend për rishikimin e Buxhetit, me interesim dukshëm më të ulët, me sallën e cila ishte gjysmë e zbrazët. Gjatë fjalimeve të deputetëve, përmendeshin edhe tema tjera aktuale përpos rishikimit të Buxhetit, por deputetët “argëtoheshin” edhe me tabela me mbishkrime. Debati mori në intensitet pas fjalimit të deputetes nga radhët e LSDM-së, Keti Smilevska, e cila mes tjerash numëroi shkurtimet që parashihen me rishikimin e Buxhetit, të cilat sipas saj janë harxhime joproduktive. Ajo përmendi shkurtimet që bëhen nga buxheti për Kryeministrin, për kulturë, për infrastrukturë, por edhe për tërheqjen e investimeve të huaja.…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme akoma nuk ka informacione rreth trupit të pajetë të gjetur në Luboten të Shkupit. Trupi i pajetë, i cili u gjet i djegur, është dorëzuar për kryerjen e ekspertizave të nevojshme. Nga Ministria e Brendshme sot vetëm u përgjigjën shkurt se hetimi po vazhdon dhe nuk ka informacione të reja përveç njoftimit fillestar në buletinin policor një ditë më parë. Më 3 gusht 2017 në orën 23 e 30 minuta, në sektorin për raportim dhe komandim Shkup, është raportuar se në fshatin Luboten është ndezur një mexhe livadhi. Është dalë në vendin e ngjarjes, zjarri është fikur,…

Lexo më Shumë

Temperaturat e larta të cilat ditëve të fundit kanë arritur fazën portokalli, kanë gjetur qytetin e Tetovës pa ujë të pijshëm. Një pjesë e madhe e këtij qyteti tash më një periudhë të gjatë ballafaqohet me problemin e ujësjellësit. Këtë e konfirmojnë edhe banorët, të cilët thonë se problemi me ujin është shumëvjeçar. BANORË: Problem ka dhe gjithmonë ka pas” Ujë nuk kena hiq jo nuk po ndalet. Unë përvete nuk kam ujë që tre muaj”. Tetova nuk ka ujë. Vetëm kur vijnë votat thonë se do e sjellin ujin. Edhe një fshat Nerashtë edhe ai nuk ka ujë”. Të…

Lexo më Shumë

Premtimet e BDI-së për përdorimin e gjuhës shqipe nuk do të realizohen tërësisht as me Ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve, i cili ka kaluar mbrëmë në Qeveri. Bashkimi Demokratik për Integrim pati premtuar përdorimin e shqipes në të gjitha institucionet dhe madje edhe në uniformat e policisë dhe ushtrisë si dhe tek banknotat. Sipas nenit 8 të këtij ligji, edhe banknotat dhe monedhat e farkëtuara do të jenë në gjuhën shqipe. Edhe në polici, edhe në uniforma të policisë në qytetin e Shkupit dhe në komunat ku shqiptarët janë 20 përqind, uniformat e policisë do të jenë në…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e saj të 20-të, ka miratuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve që del nga harmonizimi i programit kombëtar me rezolutat e BE-së. Në versionin e miratuar parashihet dygjuhësi në uniformat e policisë, zjarrfikësve dhe të punësuarve në sektorin e shëndetësisë vetëm në komunat me mbi 20 për qind banorë shqiptarë, si dhe në Qytetin e Shkupit. Por dygjuhësia nuk do të përdoret në uniformat e Armatës. Megjithatë në këtë ligj nuk përmendet gjuha shqipe, ajo vetëm kualifikohet si gjuhë të cilën e flasin mbi 20 përqind e qytetarëve. Kryeministri Zoran Zaev, tha se me këtë…

Lexo më Shumë

05 August Më një numër të shumë të vogël deputetësh nga pozita dhe opozita, Kuvendi sot vazhdoi debatin rreth Rishikimit të buxhetit për vitin 2017. Opozita kësaj radhe ngriti zërin për ndryshimet rreth ligjit për pagat minimale e cila sipas opozitës diskriminon punëtorët dhe pronarët e kompanive të ndryshme. Kjo u kundërshtua nga deputetët e pozitës të cilët përkujtuan se ish qeveria Gruevski vetëm për 7 klipe reklamuese shpenzoi 4 milionë euro. Si do të ndjeheshit ju nëse jeni pronar i ndonjë ndërmarrjeje që jepni rrogë 13 mijë denarë ndërsa konkurrenti juaj në veprimtarinë e njëjtë realizon ekstra fitim dhe…

Lexo më Shumë

05 August Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve sërish ka reaguar lidhur me vendimin e partive të koalicionit qeveritar që edhe institucionet të ndahen në baza partiake apo që drejtori i këtij institucioni të emërohet nga LR PDSH-ja. Instituti e quan paradoks absurd një letër të Shoqatës Avokatëve e cila duke u thirrur në autorizimin e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë e ka njoftuar se më 5 gusht do të mbahet mbledhje urgjente konstituive e Këshillit Drejtues, i cili edhe pse organ joekzistent në Institut, shih për çudi qenka zgjedhur në përbërje të re. Lajthitje institucionale- qeveritare që…

Lexo më Shumë

05 August Partitë politike opozitare ende nuk kanë dalë me reagime lidhur me propozim-ligjin për gjuhët në pritje të marrjes së propozimit zyrtar ndërkohë që njohësit e çështjeve juridike thotë se ligji do të avancojë përdorimin e gjuhës shqipe, por se kjo nuk do të zyrtarizoi atë meqë për zyrtarizim të plotë nevojiten ndryshime kushtetuese. Naser Zyberi thotë se sfidë për qeverinë do të jetë zbatimin e dispozitave të ligjit ndërsa e vlerëson të panevojshëm dërgimin e pjesëve të tij për vlerësim në Komisionin e Venedikut. Alsat-M

Lexo më Shumë