Në Qeveri janë finalizuar mbrëmë emrat e fundit për drejtoritë dhe agjencitë e ndara mes partnerëve të koalicionit. Sipas të dhënave, BDI-ja ka humbur drejtoritë e dikurshme të mëdha e madje, edhe në ato të mbetura në nivelin dytësor, nuk ka bërë ndryshime kuadrosh. Nga ana tjetër, një pjesë e drejtorive i kanë lënë në dorë të LSDM-së dhe një pjesë tjetër në dorë të LR PDSH-së. Nga burime jo zyrtare, Agon Ferati do të drejtorë Entin për Revizion, Flakron Bexheti do të jetë Avokat i shtetit, Naser Iljazi në drejtorinë për energjetikë ndërsa Krenar Lloga do të jetë drejtor…
Author: almakos
Deputetët të cilët për të ardhur në Kuvend udhëtojnë nga qytetet tjera, tani për tani, nuk kanë alternativë përpos se të marrin shpenzime për rrugë. Por, nga LSDM paralajmërojnë se kanë përgatitur zgjidhje që pritet të jetë më e pranueshme financiarisht për buxhetin. Të njëjtat janë dërguar tek të gjithë koordinatorët partiakë për shqyrtim. Njëri nga propozimet nënkupton që ndarja e këtyre mjeteve të mbetet në fuqi, por të rritet kontrolli për të evituar abuzime eventuale. Problemi më i madh në mënyrën aktuale të ndarjes së shpenzimeve është abuzimi me sistemin. Ka pasur dhe ka deputetë që nuk udhëtojnë çdo…
Propozim ligji për përdorimin e gjuhëve që ditë më parë mori dritë jeshile nga qeveria kundërshtohet ashpër nga partitë opozitare shqiptare BESA dhe PDSH-ja. Sipas lëvizjes BESA edhe pas 27 vjet të pavarësisë së Maqedonisë dhe 16 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, gjuha shqipe nuk po zyrtarizohet plotësisht por po bëhet avancimi i saj në institucione gjegjëse. Nga kjo parti akuzojnë BDI-në se vazhdimisht po mashtron qytetarët me premtime të rrejshme. Ndërkohë që paralajmërojnë se ditëve të ardhshme do të publikojë një analizë të qartë se çfarë paresh propozim ligji për gjuhën shqipe. Fatkeqësisht, edhe propozimi i fundit i Qeverisë…
Nën themelet e shumë shtëpive të reja në Hasanbeg, Stajkovcë, Straçincë, Creshovë e Haraçinë janë betonuar kujtimet e trishtuara të vërshimeve të një viti më parë që përfshinë komunën e Gazi Babës. Banorët sot janë zgjuar thuajse me në të njëjtin ankth duke përkujtuar luftën që bën me ujin që thuajse kishte mbuluar fshatrat e lartpërmendura. Fatkeqësisht, përveç dëmeve të mëdha vërshimet morën edhe 23 jetë. Në mesin e tyre edhe vajza16 muajshe Elif Fejzullahu që rezulton e zhdukur. Madje, familja Fejzullahu sot ka kërkuar nga Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski të ndihmojë rreth rastit të vogëlushes, për…
Profesori i Fakultetit Elektroteknik në Universitetin “Goce Delçev”, Dragan Minovski është emëruar nga Qeveria, drejtor i ELEM-it, duke zëvendësuar kështu drejtorin e deritanishëm Hristian Mickovskin. Lajmin e ka bërë të ditur edhe vet ish drejtori i kësaj ndërmarrje Hristian Mickovski përmes rrjetit social Facebook. Ai njoftoi se është shkarkuar nga detyra drejtor i ELEM-it dhe ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin e deritanishëm.
Para një viti, gjegjësisht më gjashtë gusht ndodhi katastrofë natyrore, kur vërshimet përmbytën lagjen e Hasanbegut dhe Stajkovcit. Si pasoj e vërshimeve humbën jetën 23 persona. Pas këtyre vërshimeve banorëve të lagjeve të lartpërmendura iu dashtë disa muaj që t’i kthehen jetës normale. Megjithatë se si duket Hasanbegu dhe lagjet e tjera të vërshuara pas një viti, do të mund të ndiqni kronikën e plotë në lajmet e orës 16:00.
Sot është dita e fundit kur Kuvendi do të debatojë për rishikimin e buxhetit dhe duhet ta votojë të njejtin. Sikur edhe ditët e kaluara ashtu edhe dje, në Kuvend pati përplasje mes deputetëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së opozitare. Gjatë fjalimeve të deputetëve në seancën e djeshme, deputetja e LSDM-së, Keti Smilevska, numëroi shkurtimet që parashihen me rishikimin e Buxhetit, të cilat sipas saj janë harxhime joproduktive. Ajo përmendi shkurtimet që bëhen nga buxheti për Kryeministrin, për kulturë, për infrastrukturë, por edhe për tërheqjen e investimeve të huaja. Ndaj fjalimit të Smilevskës reagoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Gjorçev, i cili…
Qeveria në seancën e djeshme mori vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në komunat e Makedonski Brodit dhe Çashkës ku tashmë disa ditë ka zjarre aktive, njoftoi zv/kryeministri dhe ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Gjendja e krixës do të zgjasë 30 ditë, njofton SHENJA. “Ky vendim është sjell me qëllim që të gjitha institucionet e Maqedonisë në aksion të koordinuar të veprojnë në përballjen me zjarret dhe ne një mënyrë më efikase ti përjigjen kësaj situate, sepse e shohim se në periudhën e ardhshme do të kemi kushte t ëmotit me temperatura më të larta, ndërsa me këtë edhe…
Kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi shpalli zgjedhjet lokale në Maqedoni të cilat do të mbahen më 15 tetor dhe paralajmëroi se Kuvendi i Maqedonisë do të punojë por që nuk do të mbajë seanca paralamentare duke filluar që nga 25 shtatori. “Meqenëse fushata zgjedhore fillon njëzet ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, ju njoftojë se Kuvendi do të punojë por që nuk do të mbajë seanca plenare kjo është që me qëllim që deputetët t’i kushtohen plotësisht fushatës zgjedhore dhe kështu të mos ketë mundësi që seancat të shndërrohen në fushata zgjedhore”, tha Xhaferi. Fushata zgjedhore do të fillojë njëzet…
Edhe st moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Temperatra e mëngjesit do të sillet prej 14 deri në 24 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 35 deri në 42 gradë Celsius. Mot i ngjashëm do të mbizotërojë edhe në Shkup. Deri të enjten në vend do të mbizotërojnë temperaturat e larta me diell dhe mot i thatë. Në pjesën më të madhe të vendit temperatura maksimale do të arrijë në 35 gradë Celsius, ndërsa në më nxehtë pritet të jetë gjatë ditëve të fundjavës.
05 August Qeveria në mbledhjen e sontme ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në territorin e komunave të Makedonski Brod dhe Çashkë, ku tanimë disa ditë ka zjarre active. Ministri I brendshëm Oliver Spasovski njëherit edhe kryetar i komitetit udhëheqës për koordinim dhe menaxhim me kriza në një conference për gazetarët deklaroi se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 10 ditë. Ky vendim është shpallur në seancën e sontme të qeverisë. Vendimi është marrë me qëllim që institucionet kompetente në mënyrë koordinuse dhe më efikase të menaxhojnë situatën sepse edhe ditëve të ardhshme priten temperatura të larta, e me këtë rritet…
Paga më e madhe mesatare në rajon sipas të dhënave për muajin maj ka qenë në Slloveni e cila arriti deri në 1.050.78 euro, ndërsa më e vogla ishte në Maqedoni me 372.55 euro (22.889 denarë), thotë analiza e realizuar nga Agjencia Anadollu. Ndërkohë, paga mesatare për muajin maj në Kroaci ishte 813.17 euro, në Mal të Zi 510 euro, B e H 439.71 euro, ndërsa në Serbi 409.63 euro. Sipas gjendjes së vitit të kaluar paga mesatare më së shumti është rritur në Kroaci edhe atë për 63.47 euro, ndërsa më pak në Mal të Zi për vetëm 7 euro. Kur është…

