Më 14.06.2026 në orën 22:45 në fshatin Palaticë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Grupçinit kanë privuar nga liria Z.R. (67) nga fshati Pallaticë. Ai është denoncuar nga N.S. (40) nga po ky fshat, se rreth orës 18:00, në oborrin e shkollës fillore të fshatit, ka sulmuar fizikisht djalin e tij 11-vjeçar, duke përdorur edhe një send të fortë.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.


