Author: almakos

Banorët e rajonit të prekur nga vërshimet, i kujtojnë me përpikmëri të gjitha ato që kanë parë natën e kobshme të sot e një viti më parë. Ekipi ynë vizitoi Hasanbegun, duke mos harruar familjen tek e cila ka mbetur një plagë e hapur, pasi tashmë edhe një vit pas vërshimeve, akoma nuk e kanë gjetur vajzën e vogël atëherë gjashtëmbëdhjetë muajshe, e cila u zhduk gjatë kësaj nate. Gjyshi i Elifit, mezi arriti të nxjerr fjalët, pasi atë e rëndon fakti që sot e një vit më parë ka humbur djalin e tij Furkanin, trupin e të cilit e…

Lexo më Shumë

Shira të rrëmbyeshëm, erë e fuqishme dhe bubullima të shumëta, ishte kjo gjendja me të cilën u ballafaquan banorët e rajonit të rrethinës së Shkupit sot e një vit më parë. Banorët ishin të tmerruar nga ajo që po shihnin, vërshimet e mëdha u merrnin me vete gjithçka që kishin përpara vetes, duke përfshirë këtu edhe jetët e 22 personave. Nata e 6 gushtit të vitit 2016, do të mbahet mend si nata më e gjatë në jetë, ndërkaq, 6 gushti do të mbetet datë e errët në kalendarin e banorëve të Hasanbegut, Stajkovcës, Smillkovës, Haraçinës dhe Straçincës. Këtë natë,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot shpalli zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 15 tetor të këtij viti. Xhaferi tha se veprimi i tij për nënshkrimin e zgjedhjeve është në përputhshmëri me afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Aktvendimi për shpalljen e zgjedhjeve do t’i dërgohet organit për zbatimin e zgjedhjeve, përkatësisht Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Sot e nënshkrova Aktvendimin për shpalljen e zgjdhjeve lokale për anëtarë të këshillave të komunave dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe për kryetar komune të Qytetit të Shkupit. Këtë e bëra në përputhje me obligimin…

Lexo më Shumë

Partitë politike në vend kanë përshëndetur nënshkrimin e zgjedhjeve të parakoshme parlamentare dhe kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në këtë garë zgjedhore. Tomisllav Tuntev nga LSDM, ka thënë se partia e tij beson se pas ndryshimit të pushtetit qendror, do të sjellin ndryshime edhe në nivel lokal. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor që të sillen me përgjegjësi dhe me veprimet e tyre të kontribuojnë në mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike. Presim që institucionet kompetente për organizimin e zgjedhjeve do të jenë të gatshëm në mënyrë efikase dhe profesionale t’u përgjigjen sfidës…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor është informuar për nënshkrimin e Aktvendimit për shpalljen e zgjedhjeve lokale nga ana e kryetarit të Kuvendit. KSHZ pret që t’i dorëzohet dokumenti dhe të publikohet në gazetën zyrtare. “Pas shpalljes së Aktvendimit për shpalljen e zgjedhjeve lokale në gazetën zyrtare, Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të mbaj seancë në të cilën do të miratohet kalendar me të cilin do të vërtetohën aktivitetet dhe afatet për zbatimin e tyre, me çka do të filloj zbatimi i zgjedhjeve lokale”, qëndron në reagimin e KSHZ-së.

Lexo më Shumë

06 August Kanë kaluar më shumë se një javë dhe ende nuk është realizuar paralajmërimi për furnizimin me makinerinë e nevojshme për transportin e kontejnerëve me të cilët mbeturinat nga deponia e Strugës do të barteshin në deponinë Drislla në Shkup. Vlera e këtij furnizimi pritet të kapë shifrën prej 200 mijë euro, mjete të cilat qeveria paralajmëroi se do t’i sigurojë përmes sekretariatit të përgjithshëm dhe Ministrisë së Financave. Zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski për Alsat deklaroi se në mënyrë plotësuese do ta njoftoj opinionin për datën e saktë kur do të mbyllet i tërë procesi. Qeveria e Maqedonisë…

Lexo më Shumë

06 August Edhe përkundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Makedonski Brod dhe në Çashkë, situata me zjarret është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik, kështu shprehet Drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Shaban Saliu. Sipas tij zjarret ngadalë po lokalizohen, ndërsa në ndihmë të shtetit, kanë ardhur edhe katër fluturake për shuarje të zjarrit nga Bullgaria, Turqia, dhe Izraeli. Drejtori Saliu ka bërë thirrje deri tek subjektet politike që të mos e keqpërdorin situatën me zjarret për poenë të imët politik dhe të shkaktojnë huti dhe panik tek qytetarët. Gjithkund ku kemi qasje mundohemi të veprojmë,…

Lexo më Shumë

August Në temperatura tropikale me mbi 40 gradë një pjesë e madhe e qytetit të Tetovës, vuan mungesën e ujit për pije. Që prej një muaji pa ujë ka mbetur i tërë fshati Reçicë, ndërsa me probleme në furnizimin me ujë për pije prej vitesh përballet edhe lagja Bregu i Diellit e cila ujin e siguron përmes përrenjve të malit. “Besoni ose jo, ky është rrjeti i improvizuar i ujësjellësit në lagjen bregu i Diellit këtu në Tetovë, ndërsa kjo kofë e thyer dhe e mbushur me mbeturina, është akumuluesi i ujit që shpërndahet nëpër këta shtëpi. Deri në ditën…

Lexo më Shumë

Në Qeveri janë finalizuar mbrëmë emrat e fundit për drejtoritë dhe agjencitë e ndara mes partnerëve të koalicionit. Sipas të dhënave, BDI-ja ka humbur drejtoritë e dikurshme të mëdha e madje, edhe në ato të mbetura në nivelin dytësor, nuk ka bërë ndryshime kuadrosh. Nga ana tjetër, një pjesë e drejtorive i kanë lënë në dorë të LSDM-së dhe një pjesë tjetër në dorë të LR PDSH-së. Nga burime jo zyrtare, Agon Ferati do të drejtorë Entin për Revizion, Flakron Bexheti do të jetë Avokat i shtetit, Naser Iljazi në drejtorinë për energjetikë ndërsa Krenar Lloga do të jetë drejtor…

Lexo më Shumë

Deputetët të cilët për të ardhur në Kuvend udhëtojnë nga qytetet tjera, tani për tani, nuk kanë alternativë përpos se të marrin shpenzime për rrugë. Por, nga LSDM paralajmërojnë se kanë përgatitur zgjidhje që pritet të jetë më e pranueshme financiarisht për buxhetin. Të njëjtat janë dërguar tek të gjithë koordinatorët partiakë për shqyrtim. Njëri nga propozimet nënkupton që ndarja e këtyre mjeteve të mbetet në fuqi, por të rritet kontrolli për të evituar abuzime eventuale. Problemi më i madh në mënyrën aktuale të ndarjes së shpenzimeve është abuzimi me sistemin. Ka pasur dhe ka deputetë që nuk udhëtojnë çdo…

Lexo më Shumë

Propozim ligji për përdorimin e gjuhëve që ditë më parë mori dritë jeshile nga qeveria kundërshtohet ashpër nga partitë opozitare shqiptare BESA dhe PDSH-ja. Sipas lëvizjes BESA edhe pas 27 vjet të pavarësisë së Maqedonisë dhe 16 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, gjuha shqipe nuk po zyrtarizohet plotësisht por po bëhet avancimi i saj në institucione gjegjëse. Nga kjo parti akuzojnë BDI-në se vazhdimisht po mashtron qytetarët me premtime të rrejshme. Ndërkohë që paralajmërojnë se ditëve të ardhshme do të publikojë një analizë të qartë se çfarë paresh propozim ligji për gjuhën shqipe. Fatkeqësisht, edhe propozimi i fundit i Qeverisë…

Lexo më Shumë

Nën themelet e shumë shtëpive të reja në Hasanbeg, Stajkovcë, Straçincë, Creshovë e Haraçinë janë betonuar kujtimet e trishtuara të vërshimeve të një viti më parë që përfshinë komunën e Gazi Babës. Banorët sot janë zgjuar thuajse me në të njëjtin ankth duke përkujtuar luftën që bën me ujin që thuajse kishte mbuluar fshatrat e lartpërmendura. Fatkeqësisht, përveç dëmeve të mëdha vërshimet morën edhe 23 jetë. Në mesin e tyre edhe vajza16 muajshe Elif Fejzullahu që rezulton e zhdukur. Madje, familja Fejzullahu sot ka kërkuar nga Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski të ndihmojë rreth rastit të vogëlushes, për…

Lexo më Shumë