Komisioni Shtetëror Zgjedhor është informuar për nënshkrimin e Aktvendimit për shpalljen e zgjedhjeve lokale nga ana e kryetarit të Kuvendit. KSHZ pret që t’i dorëzohet dokumenti dhe të publikohet në gazetën zyrtare.
“Pas shpalljes së Aktvendimit për shpalljen e zgjedhjeve lokale në gazetën zyrtare, Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të mbaj seancë në të cilën do të miratohet kalendar me të cilin do të vërtetohën aktivitetet dhe afatet për zbatimin e tyre, me çka do të filloj zbatimi i zgjedhjeve lokale”, qëndron në reagimin e KSHZ-së.

