Më 14.06.2026 në orën 13:00 në SPB Tetovë, Q.M.(50) nga Kosova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga G.J. nga Tetova, i cili e kishte angazhuar atë për t’u kujdesur për nënën e tij të sëmurë. Sipas denoncimit, ai e ka keqtrajtuar atë psikikisht dhe fizikisht për një periudhë të caktuar kohore, ndërsa kur ka dyshuar se ajo dëshiron të largohet, e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.
Për shkak të qëndrimit të parregullt në shtet, shtetasja e Kosovës është shoqëruar në stacionin policor dhe është dërguar në Vendkalimin Kufitar “Jazhincë”.
Po ndërmerren masa për gjetjen e G.J., pas së cilës ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.


