Detaje të reja kanë dalë në nga incidenti i regjistruar në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku disa të pandehur janë përfshirë në një përplasje fizike brenda kafazit të xhamit gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore.
Siç raporton gazetarja Klodiana Lala, në konflikt janë përfshirë të pandehurit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës. Bëhet fjalë për shtetasit Fatjon Bushgjokaj, Aleksandër Bushgjokaj, Kristi Bushgjokaj dhe Petrit Hoxha (Çakraj).
Mësohet se debati mes tyre ka degraduar në përleshje fizike, duke sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të efektivëve të sigurisë. Ndërsa jashtë ambienteve të GJKKO kanë mbërritur me shpejtësi forca të shumta policie.
LEXO EDHE: EMRAT/ Sherr brenda kafazit të xhamit në GJKKO, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin
The post VIDEO/ Përplasja fizike në kafazin e xhamit, momenti kur forca të shumta policie mbërrijnë në GJKKO! Kush janë personat që u përfshinë në sherr gjatë seanca për vrasjen e Renis Dobrës! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

