Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot shpalli zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 15 tetor të këtij viti. Xhaferi tha se veprimi i tij për nënshkrimin e zgjedhjeve është në përputhshmëri me afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Aktvendimi për shpalljen e zgjedhjeve do t’i dërgohet organit për zbatimin e zgjedhjeve, përkatësisht Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Sot e nënshkrova Aktvendimin për shpalljen e zgjdhjeve lokale për anëtarë të këshillave të komunave dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe për kryetar komune të Qytetit të Shkupit. Këtë e bëra në përputhje me obligimin ligjor që e kam si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe në përputhje me afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Sipas dispozitave ligjore, zgjedhjet lokale do të mbahen më 15 tetor (e diel), viti 2017”, deklaroi Xhaferi.
Xhaferi u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në zgjedhjet lokale që gjatë gjithë procesit zgjedhor të sillen në pajtueshmëri me Kushtetutën e vendit. Po ashtu, ai bëri thirrje që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike.
Apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, në periudhën para ditës së zgjedhjeve dhe në vetë ditën e zgjedhejve, të sillen në përputhje me Kushtetutën dhe dispozitat ligjore, ndërsa institucionet kompetente të sigurojnë që i gjithë procesi zgjedhor dhe vetë dita e zgjedhjeve të rrjedhë në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike, ashtu siç meritojnë qytetarët e nderuar të Republikës së Maqedonisë”, tha Xhaferi.
Gjatë fushatës së zgjedhejve lokale Kuvendi do të punojë por nuk do të mbajë seanca plenare, në mënyrë që të mos krijopet hapësirë që seancat plenare të shndërrohen në fushata parazgjedhore.
Teuta Buçi /SHENJA/
Xhaferi: Zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike by tvshenjaofficial

