Ministria e Shëndetësisë njoftoi se për shkak të Superkupës, Klinika për Toksikologji ka caktuar ekipe të dyfishta për kujdestari në 48 orët e ardhshme. Por në gjendje gatishmërie janë lënë edhe ekipe të tjera që në rast nevoje mund të thirren për asistencë, përcjell SHENJA.Për veprim sa më të shpejtë në raste emergjente, Ministria e Shëndetësisë sygjeroi që qytetarët të drejtohen tek Qendra Emergjente në Spitalin e Qytetit të Shkupit 8 Shtatori ose i njohur si Ish Spitali Ushtarak.Përgjatë sheshit Maqedonia do të ketë ekipe mobile të emergjencës pasi aty do të zhvillohet transmetimi qendror.Ministria e Shëndetësisë, informoi të gjitha…
Author: almakos
07 August Gjykata Penale refuzon që të jep urdhër, me të cilin policia do t’ia merrte armën zyrtare Goran Grujevskit i cili gjendet në arrati. Alsat M jozyrtarisht mëson se Ministria e Brendshme pret tashmë me javë të tëra që gjykata të jep dritë jeshile që t’i merret arma ish shefit të Drejtorisë së Pestë. Policët tashmë kanë qenë në shtëpinë e tij, por familja e Grujevskit kërkon urdhër gjyqësor, pa të cilin nuk mund të merret arma zyrtare. Nga MPB shkurt u përgjigjën se procedura hetimore është sekrete. “Sipas nenit 289 nga Ligjit për procedurë penale, të gjitha veprimet…
Me një ceremoni, u ndanë sot legalizime për rreth 15 xhami dhe mektepe në territorin e komunës së Gostivarit. Kryetari i Komunës Nevzat Bejta mori pjesë në aktivitet, duke përgëzuar Muftininë dhe Bashkësinë Fetare Islame nëpërmjet muftiut të Gostivarit Shaqir Ef. Fetahu. Bejta priti gjithashtu përfaqësues të xhamive të cilët pranuan akt-vendimet për legalizim. Kjo është detyra jonë në emër të mirësisë, u shpreh Bejta. “Rreth 15 Xhami dhe Mektepe në qytetin dhe në fshatrat tona do të jenë tani të legalizuara. Edhe më herët komuna ka ndarë akt-vendime për legalizim të objekteve fetare, një ndër to edhe objekti i…
Zjarret në rajonin planor jugperëndimor i cili e përfshin rajonin e komunës Makedonski Brod janë nën kontroll, por për shkak të temperaturave të larta gjatë ditës së sotme nuk përjashtohet mundësia nga zgjerimi i tyre dhe aktivizimi i forcave shtesë.Në rajonin e krizës Çashka gjatë 24 orëve të fundit disa zjarre aktive janë shuar dhe janë lënë nën kontroll, ndërsa për momentin aktiv është zjarri në rajonin e Jakupicës së Epërme dhe në veriperëndim të Jabollçistes së Epërme në vendin Dikov Grob.Këtë sot në konferencë për shtyp e theksoi zëdhënësja e Qendrës për menaxhim me kriza Nadica V’çkova, e cila…
07 August Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në pajtueshmëri të paralajmërimit të meteo-alarmit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike edhe nesër territori i gjithë shtetit do të jetë i përfshirë me temperatura të larta nga faza portokalli. Nga Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë që nga obligimet e punës të lirohen gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, ndërsa të gjithë personat e tjerë për çfarëdo lloj problemi shëndetësor menjëherë të paraqiten tek mjeku i tyre amë. Punëdhënëse nga Ministria u rekomandojnë që ta riorganizojnë orarin e punës në drejtim të evitimit të të aktiviteteve në të hapur në periudhën nga ora 11…
Inspektorët e punës nga fusha e sigurisë dhe shëndetësisë ka shqiptuar 84 ndalesa për punëdhënëse të cilët nuk i kanë respektuar rekomandimet që të mos punohet në të hapur nga ora 11 deri në orën 17.00.Ministria e punës dhe politikës sociale ka njoftuar se më datë, 4,5 dhe 6 gushtë 2017 në territorin e Maqedonisë kanë realizuar gjithsej 207 kontrolle tek punëdhënësit për respektim të rekomandimeve gjatë periudhës së nxehtësisë.Nga 84 ndalesa të cilët i kanë shqiptuar inspektorët e punës gjatë kontrolleve, 67 janë të veprimtarisë ndërtimore, 13 bujqësore, dy në veprimtarin e përpunimit dhe në sektorin e minierave- nxjerrjes…
07 August Benzinat dhe dizeli prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për një denar për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve rafinerike dhe me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 3,58, gjegjësisht 2,28 për qind. Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 62 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 63,5, ndërsa EURODIZEL (D-E V) për 48 denarë për litër. Me vendimin e KRRE-së për 1,5 denarë për litër rritet çmimi me pakicë i Vajit esktra i lehtë për amvisëri (EL-1) dhe do të jetë…
Gazetari Dragan Antonovski merr postin drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Informative të Maqedonisë (MIA). Antonovski është zgjedhur nga ana e Këshillit të ri mbikëqyrës të MIA-s për kryetar të Këshillit drejtues dhe kryeredaktor të Agjencisë. Dragan Antonovski është gazetar eminent, i cili ka punuar në servisin publik RTVM, si dhe në televizionet A1, Kanal 5 dhe Sitel. Është themelues i Sindikatës së pavarur të gazetarëve të Maqedonisë (SPGM) ku e ka kryer funksionin e nënkryetarit, si dhe i Këshillit për etikë (SEMM). Është anëtar i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, ndërsa i ka themeluar edhe portalet “Realiti Maqedoni (2001)” dhe…
Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias më 31 gusht do ta vizitojë Shkupin, informojnë disa media greke.Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, vizita e Koxiasit në Shkup nga fundi i gushtit është paralajmëruar për nesër gjatë qëndrimit të shefit të diplomacisë, Nikolla Dimitrov në Athinë në qershor të këtij viti.Tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar nga MPJ greke për datën në të cilën Koxias do të qëndrojë në Shkup, por disa media greke, duke iu referuar “burimeve të larta”, pohojnë se çështja e emrit do të jetë temë kryesore për të cilën do të bisedojnë ministrat…
Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) në pajtim me Kodin Zgjedhor, sot filloi vëzhgim të informimit të radiodifuzerëve për Zgjedhjet lokale të vitit 2017. ASHMAA njoftoi se deri te të gjithë radiodifuzerët tashmë është dërguar shkresë në të cilën saktësisht informohen për obligimet nga Kodi Zgjedhor të cilit duhet t’i përmbahen deri në fillimin e fushatës zgjedhore. Do të mbahen edhe trajnime të posaçme. Për mënyrën e informimit të radiodifuzerëve Agjencia do të publikojë raporte për secilën periudhë prej dhjetë ditëve. Metodologjia për vëzhgim dhe Kodi Zgjedhor janë të qasshme në ueb faqen e Agjencisë (www.avmu.mk) në…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do t’i adaptojë këndet aktuale për fëmijë në territorin e komunës Qendër, të cilat do të jenë të qasshme edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara në territorin e Qytetit të Shkupit. Kjo, siç kumtoi sot MPPS, është pjesë nga përgjegjësia e tij dhe vizioni për arritje të shoqërisë inkluzive dhe vazhdimin me zbatimin e aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes në shoqëri dhe mësimin e dallimeve nga mosha më e re. Adaptimi nënkupton formimin e hapësirës me rekuizite të cilat ishin të qasshme edhe për fëmijët me invaliditet, që këtyre fëmijëve do t’u…
Qeveria e Maqedonisë ka shkarkuar Hristijan Mickovskin, drejtorin e SHA ELEM ndërsa në vend të tij ka emëruar profesorin e fakultetit Elektroteknik në universitetin “Goce Dellçev”, Dragi Minovski. Po ashtu, Qeveria për drejtor të ri në MEPSO (Operatori i sistemit elektro-përçues të Maqedonisë) ka emëruar Sasho Vasilevski, ndërsa Ljupço Zikov është emëruar drejtor i financave të kësaj kompanie. Vasilevski është jurist i diplomuar në vitin 1992 në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup, dhe prej vitit 1997 deri në vitin 2006 ka punuar si avokat në Resnjë. Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë. Nga viti…

