Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias më 31 gusht do ta vizitojë Shkupin, informojnë disa media greke.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, vizita e Koxiasit në Shkup nga fundi i gushtit është paralajmëruar për nesër gjatë qëndrimit të shefit të diplomacisë, Nikolla Dimitrov në Athinë në qershor të këtij viti.
Tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar nga MPJ greke për datën në të cilën Koxias do të qëndrojë në Shkup, por disa media greke, duke iu referuar “burimeve të larta”, pohojnë se çështja e emrit do të jetë temë kryesore për të cilën do të bisedojnë ministrat e Punëve të Jashtme të të dyja vendeve.
Në qarqet diplomatike greke, kjo vizitë e Koxiasit vlerësohet si shumë e rëndësishme, veçanërisht që realizohet pas takimit të ministrit grek me ndërmjetësin Methju Nimic në Bruksel.
“Çështja e emrit do të jetë në fokusin e takimeve midis dy ministrave, duke e pasur parasysh atë që në takimin e tyre të fundit në Athinë biseduan kryesisht për Masa për ndërtimin e besimit”, informojnë disa portale në Greqi duke shtuar se “Qeveria e re e Maqedonisë është shumë aktive dhe pritet që në vjeshtë të fillojë kontakte të reja në Bruksel me të cilat do të dëshmojë se vendi i plotëson Kriteret e Kopenhagës për fqinjësi të mirë dhe demokraci”.
Data 19.06.2026
Aktuale
- Fondacioni bullgar “Maqedonia” ka anuluar bllokadën e pikave kufitare me Maqedoninë e Veriut
- Voziste me 188 km/h në austostradën Kumanovë-Shkup, policia ndalon shtetasin serb
- Minçev për grindjen e supozuar midis Mickoskit dhe Dimitrievskit: Disa pyetje nuk meritojnë përgjigje
- “Rama jep dorëheqjen, s’ka bisedime”- Sot protesta e 20-të e qytetarëve për largimin e qeverisë! Sheshet dhe rrugët plot
- “Amendamenti ynë kërkon moratorium ndërtimesh në zonat e mbrojtura”- Eurodeputetja kundërshton Ramën: Po injorohen kërkesat e shoqërisë civile, dëgjoni protestuesit! Korrupsioni, sfidë madhore
- Evropa mbyll derën për Rusinë: As sport, as kulturë deri në një paqe të drejtë në Ukrainë
- Këmbimi valutor 19 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Nafta në Shqipëri kushton më shtrenjtë, qytetaret e paguajnë 10.5% më shumë se mesatarja europiane

