Moti sot pritet të jetë me diell dhe shumë i nxehtl. Parashikohet që nëorët e pasdites të ketë rritje lokale të vranësirave dhe kushte për paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër me bubullima të rralla. Pritet të fryjë erë e dobët deri në mesatare, kryesisht nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit parashikohet të lëviz prej 17 deri në 22 gradë celsius, ndërsa ajo e ditës prej 30 deri në 40 gradë. Deri të premten nën ndikimin e masës së ngrohtë të ajrit, moti do të jetë kryesisht stabil dhe shumë i ngrohtë. UV indeksi edhe më tej do të jetë…
Author: almakos
Katër vende të Ballkanit, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, i kanë bërë thirrje Kroacisë të tërheqë vendimin për rritjen dramatike të tarifave për importimin e disa produkteve bujqësore, duke kërcënuar se do të hakmerren. Të katër vendet i kanë nisur sot ultimatum Kroacisë, pas një takimi që është mbajtur me zyrtarë qeveritarë të këtyre vendeve në Sarajevë. Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajic, ka thënë se fqinjtë e Kroacisë “nuk dëshirojnë të hyjnë në spiralen e masave dhe kundërmasave”. Mirëpo ai ka shtuar se ata “do te detyrohen ta bëjnë atë”, në rast se Kroacia nuk…
07 August Për shkak të shpalljes së zgjedhjeve lokale, emërimet në disa drejtori dhe ndërmarrje publike kanë mbetur pas zgjedhjeve lokale pasi ligji për zgjedhje ndalon emërimet në poste drejtuese shtetërore. Nga emërimet e deritanishme, BDI-ja ka humbur drejtoritë e dikurshme të mëdha , si në fondin pensional dhe invalidor, avokatin e shtetit, aeroportet e Maqedonisë, klinikën stomatologjike, bursën e ndërmarrje tjera. Kjo parti edhe pse pritej nuk ka arritur të merr asnjë nga postet me rëndësi, si doganat, drejtorinë e të ardhurave publike, ELEM-in, MEPSO-s dhe të tjera që do të drejtohen nga LSDM-ja. LR PDSH-ja ndërkohë do të…
Kur flitet për arritjen e barazisë gjinore në Maqedoni, kryesisht nënkuptohet avancimi i pozitës së gruas në shoqëri, e në veçanti në jetën publike dhe në pozita vendimmarrëse. Shoqëria civile, përmes platformave të tyre vazhdimisht ka bërë përpjekje për arritjen e barazisë gjinore, e në veçanti avancimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe jetën publike. Por, a janë rritur përpjekjet jo vetëm për emancipimin e gruas, por edhe për vlerësimin e kontributit në shoqërinë tonë dhe për avancimin e pozitës së saj, kjo mbetet për të diskutuar shumë. Një numër i konsiderueshëm i organizatave të ndryshme, përfshirë edhe organizatat…
Sot u mbajt Konferencë shtypi e Odës ekonomike të Maqedonisë me temë “Harmonizimi i rregullativës me qëllim të zhvillimit të veprimtarive lidhur me prodhimin dhe tregtinë me armë, materie shpërthyese dhe të rrezikshme, mjete piroteknike dhe pajisje për qëllim ushtarak dhe civil. Në konferencë u fol për problemet që i përkasin shtetit të Maqedonisë, ku përfaqësues në panel i shpalosën disa pika, njofton Almakos. Kryetar i Grupit të armëve dhe pajisjeve, Dimitar Mangutov, në Dhomën Ekonomike tha se ne duhet të gjejmë harmonizimi me rregullatiëm për shitblerjen e armëve. Ne duke theksuar problemet do të duhet të bashkëpunojmë me ministrinë…
07 August Pas publikimit të lajmit në televizionin Alsat për mungesë të ujit për pije në disa lagje të qytetit të Tetovës, ka reaguar sot kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, duke theksuar se në Tetovë nuk ka mungesë të ujit për pije, por ka keqpërdorim të madh. Sipas saj problemi qëndron edhe tek ligji, i cili nuk ka klauzolë që do të mundësonte ndëshkimin e personave që keqpërdorin ujin. Ndërkohë që si zgjidhje afatgjate të problemit ka paralajmëruar ndërtimin e një pishine për akumulimin e ujit në lagjen Bregu i Diellit. Ne kemi nxjerr më shumë grupe jo…
Maqedonia është kapluar nga vala e të nxehtit ku shumë pjesë të vendit janë në fazën portokalli me temperatura mbi 40 gradë Celsius.Moti i nxehtë do vazhdojë të mbizotërojë edhe ditëve në vijim. Ditën e enjte priten temperatura akoma më të larta që do të lëvizin nga 35 deri ne 41 gradë celsius, ndërkaq rënie të temperaturave pritet të kemi gjatë fundjavës, kështu thonë nga Enti Hidrometeorologjik në Shkup.“Edhe gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë shume I nxehtë, me temperaturë deri në 40 gradë celsius. Ndryshim të temperaturave pritet që të kemi të shtunën ku do të kemi…
VMRO DMPNE do të parashtrojë interpelancë për ministrin e bujqësisë Lubço Nikollovski pasi Maqedonia po digjet gjithandej, dhe sipas opozitës nuk ka masa për parandalim dhe shuarje të zjarrit.“Ne si deputet të VMRO DPMNE-së dorëzojmë Interpelancë për punën e ministrit të bujqësisë Lubço Nikollovski deri tek Kuvendi. Si rezultat i joseriozitetit, jokompetencës dhe mungesës së përgjegjësisë së ministrit Lubço Nikollovski, Maqedonia tashmë një muaj është në flakë”, deklaroi Zoran Ilioski, deputet i VMRO DPMNE-së.Deputeti Ilioski madje pohoi se zjarret po i shkakton vetë Qeveria per ta mbuluar dështimin e saj në përmbushjen e zotimeve reformatore.“Gjithë kjo na çon deri tek…
Me 9 vota për dhe asnjë kundër, KSHZ miratoi kalendarin për realizimin e zgjedhjeve lokale 2017 për kryetarë të komunave, kryetarë të qytetit të Shkupit dhe këshilltarë komunalë dhe të qytetit të Shkupit, të cilat do të mbahen më 15 tetor. Datat kyçe sipas KSHZ-së janë 6 gushti kur u nënshkruan zgjedhjet dhe 15 tetori dita kur të njëjtat do të mbahen.Veprimet e para të cilat KSHZ do t’i merr gjatë ditës së sotme janë dorëzimi i kërkesave për marrje të informatave për krijim të listës zgjedhore deri tek Ministria e Punëve të Brendshme dhe tek Ministria për informatikë dhe…
07 August Zjarret që tanimë disa ditë kanë përfshi disa pjesë të territorit të shtetit, sipas Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim janë nën kontroll. Megjithatë kjo bie ndesh me gjendjen reale në fshatin Gurgurnicë, banorët e të cilit kërkojnë intervenim urgjent me helikopterë sepse vatrat e zjarrit kërcënojnë fshatin. “Ne kërkojmë ndihmë prej shtetit,se këtu 24 orë ne bëjna roje dhe apeloj pse Trebolja,Rastesh,ka ushtrinë ,ndërsa këtu nuk ka asnjë ndihmë.Apeloj që të fiket kjo,se na digjet kejt pasuria,bagëtia,duhet kjo të mirret parasysh të ndihmohet. “Mirpo derisa nuk kemi pas asnjëfare ndihme nga asnjë komun personalisht as nga komuna jonë,vet…
07 August Partitë politike shprehen të gatshme për matjen e forcave në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor të këtij viti. Nga LSDM thonë se kjo parti në disa komuna të vendit veçmë ka listë me emrat e kandidatëve. Ndërkaq nga VMRO-DPME thonë se në këto zgjedhje qytetarët do të votojnë jo vetëm për krerët e Komunave por për shumë çështje tjera të rëndësishme. LSDM është e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, të cilat pas ndryshimit në nivel qëndror do të sjellin ndryshime në nivel lokal. Mbështja që qytetarët na e kanë dhënë neve dhe projekteve…
07 August Gjykatat dhe Prokuroritë Publike janë institucionet që duhet të punojnë më së shumti për t’u përshtatur me dispozitat e reja të propozim – ligjit për gjuhët,. Për dallim nga e kaluara kur e dejtë e përdorimit të gjuhës tjetër përveç maqedonishtes ishte e rezervuar vetëm për të akuzuarit, paditësve privat dhe dëshmitarëve, tani ajo e drejtë parashihet edhe për gjykatësit edhe prokurorët. Por, nëse kjo zgjidhje do të funksionojë në praktikë duke pasur parasysh faktin se përdorimi i gjuhëve është rregulluar edhe me ligje tjera. Për shembull, në ligjin për procedurë penale i cili është në fuqi, shkruan…

