VMRO DMPNE do të parashtrojë interpelancë për ministrin e bujqësisë Lubço Nikollovski pasi Maqedonia po digjet gjithandej, dhe sipas opozitës nuk ka masa për parandalim dhe shuarje të zjarrit.
“Ne si deputet të VMRO DPMNE-së dorëzojmë Interpelancë për punën e ministrit të bujqësisë Lubço Nikollovski deri tek Kuvendi. Si rezultat i joseriozitetit, jokompetencës dhe mungesës së përgjegjësisë së ministrit Lubço Nikollovski, Maqedonia tashmë një muaj është në flakë”, deklaroi Zoran Ilioski, deputet i VMRO DPMNE-së.
Deputeti Ilioski madje pohoi se zjarret po i shkakton vetë Qeveria per ta mbuluar dështimin e saj në përmbushjen e zotimeve reformatore.
“Gjithë kjo na çon deri tek një përfundim. Se periudha kur ndodhin zjarret dhe vendet ku janë shkaktuar ato, janë shkaktuara qëllimisht nga pushteti, për ta shpërqëndruar vëmendjen nga politikat e tyre të dështuara”, ka thënë më tej ai.
Ilioski e kritikoi ministrin e bujqësisë se prej që e ka marrë funksionin, nuk ka arritur të plotësojë asnjë kërkesë dhe nevojë të bujqve. Ai i bëri thirrje Kuvendit që të hap debat për përgjegjësi të ministrit të bujqësisë në afat prej dy javësh, që është edhe afati përfundimtar që Kuvendi të fusë këtë si pikë të rendit të ditës. Nga partia e tij gishtin për zjarret e drejtuan edhe kah Agron Buxhaku, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza pasi thanë se edhe ai ka përgjegjësi aq sa drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Shaban Saliu.
Ferikan Iljazi Arifi
Zjarret, VMRO kërkon interpelancë për ministrin… by tvshenjaofficial
Data 15.06.2026
Aktuale
- Tre shtetasve serbë u konfiskohet marihuanë dhe pajisje për bluarjen e narkotikëve
- Nga sot, korsitë M-Tag në pikat e pagesës vetëm për etiketa elektronike
- Dyshohet se kishte qenë i implikuar në eliminimin e Anton Kelit 6 vite më parë, detaje nga vrasja e Valter Lleshit, 45-vjeçari i kishte shpëtuar edhe një atentati me tritol
- Nikolloski: Rritje e fuqishme prej 23 për qind në kargo transportin hekurudhor
- Britania ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç
- Aksion i madh në Tetovë: 40 motoristë kapen pa helmetë, tre të arrestuar dhe tre motoçikleta të konfiskuara.
- VLEN: Jo një parti më shumë, por një forcë më e madhe!
- Mot me diell me temperatura deri në 34 gradë

