Maqedonia është kapluar nga vala e të nxehtit ku shumë pjesë të vendit janë në fazën portokalli me temperatura mbi 40 gradë Celsius.
Moti i nxehtë do vazhdojë të mbizotërojë edhe ditëve në vijim. Ditën e enjte priten temperatura akoma më të larta që do të lëvizin nga 35 deri ne 41 gradë celsius, ndërkaq rënie të temperaturave pritet të kemi gjatë fundjavës, kështu thonë nga Enti Hidrometeorologjik në Shkup.
“Edhe gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë shume I nxehtë, me temperaturë deri në 40 gradë celsius. Ndryshim të temperaturave pritet që të kemi të shtunën ku do të kemi rritje të vranësirave, errë të fortë në pjesën jugperëndimore si dhe shi lokal, temperatura do të bie dhe do lëvizë nga 32-39 gradë. Ndërkaq të dielën do mbisundojë erë e forte veriore , në interval prej 28-35 gradë”, deklaroi Ivana Petrovik sinoptikane.
Temperaturat e larta paraqesin rrezik për shëndetin, andaj mjekja Sefjan Ferati apelon që njerëzit t’i shmangen sa më shumë ekspozimit në diell. Ajo më tej veçon që për gratë shtatzëna dhe fëmijët prej 1 deri ne 6 vjeç , kujdesi ndaj tyre duhet të jetë më i veçantë sepse trupat e tyre janë më të ndijshëm. Sipas saj edhe veshja duhet të jetë sa më e lehtë në këtë periudhë.
“Rekomandojmë që të largohen nga ambientet e jashtme prej orës 10-17 , te konsumojnë çdo 2 orë nga një gotë ujë. Dhe ushqimi të jetë më tepër me zarzavate dhe perime, te konsumohet më shumë pemë, si dhe te bëjnë pacientët nga një dush, duke freskuar fytyrën dhe trupin. Të vishen me ngjyra të hapura p.sh të bardha , ngjyrat e zeza nuk janë të preferueshme sepse rrezet ultra violetë shumë shpejtë depërtojnë përmes ngjyrave te errëta”, ka deklaruar Sefjan Ferati, mjeke.
Kujdes të veçantë duhet t’i kushtohet edhe ekspozimit në diell pas daljes nga ambientet e klimatizuar, ngase qytetarë të ndryshëm kanë përfunduar nëpër spitale me gjendje të keqe shëndetësore.
Medina Ajeti
Mot i nxehtë deri në fund të javës, mjekët… by tvshenjaofficial
Data 15.06.2026
Aktuale
- Tre shtetasve serbë u konfiskohet marihuanë dhe pajisje për bluarjen e narkotikëve
- Nga sot, korsitë M-Tag në pikat e pagesës vetëm për etiketa elektronike
- Dyshohet se kishte qenë i implikuar në eliminimin e Anton Kelit 6 vite më parë, detaje nga vrasja e Valter Lleshit, 45-vjeçari i kishte shpëtuar edhe një atentati me tritol
- Nikolloski: Rritje e fuqishme prej 23 për qind në kargo transportin hekurudhor
- Britania ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç
- Aksion i madh në Tetovë: 40 motoristë kapen pa helmetë, tre të arrestuar dhe tre motoçikleta të konfiskuara.
- VLEN: Jo një parti më shumë, por një forcë më e madhe!
- Mot me diell me temperatura deri në 34 gradë

