Moti sot pritet të jetë me diell dhe shumë i nxehtl. Parashikohet që nëorët e pasdites të ketë rritje lokale të vranësirave dhe kushte për paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër me bubullima të rralla. Pritet të fryjë erë e dobët deri në mesatare, kryesisht nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit parashikohet të lëviz prej 17 deri në 22 gradë celsius, ndërsa ajo e ditës prej 30 deri në 40 gradë.
Deri të premten nën ndikimin e masës së ngrohtë të ajrit, moti do të jetë kryesisht stabil dhe shumë i ngrohtë. UV indeksi edhe më tej do të jetë shumë i lartë me vlerë 9. Ndryshim i motit pritet të shtunën, kur do të ketë rritje të vranësirave dhe shi lokal me bubullima të rralla. Parashikohet të fryjë edhe erë e forcuar, fillimisht nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa të dielën nga drejtimi verior.

