Author: almakos

Temperaturat përvëluese mbi 40 gradë celsius kanë vënë në dyshim disa nga prodhimet që shiten në tregje të hapura. Shumë qytetarë të anketuar për Alsat thonë se anashkalojnë këto tregje për shkak të prishjes së lehtë të ushqimeve dhe rrezikut për helmime nga prodhimet që prishen lehtë. Madje, shumë prej tyre thonë se higjiena e dobët në tregje dhe kushtet e pavolitshme po largojnë me të madhe blerësit. “Çka nuk kishte, mish, konserva, sallame, ato duhet të mbahen në frigorifer, në markete të mëdha. Janë të rrezikshme, dy herë jam helmuar brenda dy javëve”. “Deri tash nuk kam ble prodhime…

Lexo më Shumë

Shqipja në Komisionin e Venedikut, për të zbutur reagimet e opozitës Eksperti juridik Trendafil Ivanovski konsideron se nuk ishte e nevojshme e as e domosdoshme çuarja e disa pjesëve të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, për shqyrtim në komisionin e Venedikut, pasi të gjitha partitë në pushtet ishin në një vijë sa I takon projekt ligjit në fjalë. Këtë hap të Qeverisë Ivanovski e cilëson si taktikë ideale politike. Mendoj se shfrytëzimi I shërbimeve autoritare të Komisionit të Venedikut është praktikë e mirë, por mendoj se nuk ishte patjetër të vinte deri te përdorimi I saj derisa partitë politike ishin korrekte…

Lexo më Shumë

08 August Gjendja me zjarret në Maqedoni është normalizuar dhe çdo gjë është nën kontroll. Kështu u zotua drejtori Shaban Saliu nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim duke shtuar se zjarret që u paraqitën gjatë ditës së sotme në komunën Petrovec nuk janë të rrezikshme dhe se është intervenuar me kohë nga Armata. Sipas Saliut, në shuarjen e zjarreve kanë intervenuar vetëm tre pilotë që paraqet numër shumë të vogël andaj edhe kërkoi nga Qeveria të hap konkurs për pranimin e pilotëve të rinj. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim iu përgjigj çdo kërkese të kryetarëve të Komunave. Në këtë moment,…

Lexo më Shumë

Institucionet kanë një vit për t’u përgatitur për risitë në propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve, ndërsa në atë periudhë duhet të harmonizohen të gjitha ligjet tjera ku më ndryshe është i rregulluar përdorimi i një gjuhë tjetër përpos maqedonishtes. Në qoftë se një ligj nuk harmonizohet me kohë, atëherë do të zbatohen vetëm dispozitat e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Kështu mendon Qeveria, por jo edhe të gjithë ekspertët. Për shembull, Ligji për Procedurë Penale nuk parasheh që gjykatësit dhe prokurorët ta udhëheqin procedurën në një gjuhë tjetër përveç maqedonase, ndërsa kjo është e lejuar se propozim – ndryshimet në…

Lexo më Shumë

08 August Mbrëmë dhe parmbrëmë në Maqedoni kanë hyrë 66 mijë shtetas të huaj, kurse sipas vlerësimeve, një e treta e tyre janë fansa të Real Madridit dhe Mançester Junajtedit. Ata më së shumti para do të shpenzojnë pikërisht për akomodime nëpër hotele të ndryshme dhe për ushqim e pije në objektet hotelierike. Që mbrëmë, pjesa më e madhe e kafeneve dhe bareve në qendër të Shkupit janë të stërmbushura me fansat e disponuar të Realit dhe Mançesterit. Në mungesë të analizës se sa para do të inkasojë ekonomia e Maqedonisë nga kjo ngjarje e madhe e futbollit, parashikimet tregojnë…

Lexo më Shumë

Pas dorëzimit të interpelancës për ministrin e Bujqësisë, Lupço Nikollovski, sot deputetët e VMRO-DPMNE-së dorëzuan në Kuvend interpelancë për ministren e Punës dhe Politikave Sociale, Mila Carovska, për shkak të strategjisë për migrantët dhe refugjatët. Deputeti Vllatko Gjorçev deklaroi se Carovska nuk i ka konsultuar qytetarët dhe se ata nuk janë të njoftuar për strategjinë, por as edhe nuk janë konsultuar komunat, por janë vendosur para aktit të kryer. “Bëhet fjalë për dokumente strategjike për ardhmërinë e Maqedonisë, për projekte që do të thonë harxhime enorme në miliardë euro në dhjetë vitet e ardhshme, në sferën e vendosjes dhe ndërtimit…

Lexo më Shumë

Situata mediale e Ballkanit gjithnjë e më shumë po përkeqësohet, vlerëson përfaqësuesja e deritanishme e OSBE-së për lirinë e mediave Dunja Mijatoviq. Ajo në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë thotë se ky është “efekt i luftërave dhe shoqërive në tranzicion”. “Megjithatë, pas të gjithave qëndron mospërgatitja e politikanëve dhe atyre të cilët kanë fuqi që të heqin dorë nga kontrolli dhe ndikimi në mediat”, deklaroi ajo. “Për fat të keq të gjithë pohojnë se janë demokratë. Por, në praktikë sillen si në shtetet në të cilat nuk ka pluralizëm medial”, deklaroi Mijatoviq. Ajo shtoi se nuk janë gazetarët ata…

Lexo më Shumë

Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” kanë dërguar kërkesë tek Komisioni Shtetëror për Ndalimin e Korrupsionit, që të japë mendim nëse duhet të vazhdojë seanca e shkarkimit të kryeprokurorit Marko Zvërlevski, pas shpallhes së zgjedhjeve. “Seanca kuvendore në të cilën diskutohet për shkarkimin e prokurorit publik ka filluar më 05.07.2017 dhe ende vazhdon, ndërsa është në kundërshtim, me nenin 8-a, paragrafi 1 alineja 4 e Kodit zgjedhor sipas së cilit nga dita e sjelljes së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve për zgjedhje të kryetarëve të Komunave ose anëtarëve të këshillit, respektivisht deri në konstituimin e Këshillit…

Lexo më Shumë

Një person i panjohur prej një automjeti në lëvizje ka shtënë me armë zjarri ndaj një qytetari 37-vjeçar nga Shkupi në rrugën “Alija Avdoviq”. Siç informon sot MPB, incidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:00 derisa N.A. (37) ka lëvizur me automjetin e tij nëpër rrugën “Alija Avdoviq”. Personi i panjohur e ka braktisur vendin e ngjarjes. I lënduari N.A. (37) është qëlluar nga predhë në pjesën e kërdhokullit të majtë, ndërsa me automjetin e Ndihmës së shpejtë është transportuar në Qendrën emergjente. Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informoi se në tre ditët e ardhshme vendi do të përfshihet nga temperatura të larta që hyjnë në “fazën portokalli” me çka vazhdoi sugjerimet që gratë shtatëzëna dhe personat mbi 60 vjeҫ të lirohen nga puna. Ministria u rekomandoi qytetarëve që nëse u përkeqësohet gjendja shëndetësore, menjëherë të kërkojnë ndihmë te mjeku amë. Punëdhënësve iu rekomandohet që ta riorganizojnë orarin e punës në mënyrë që të evitojnë aktivitete në vendet e hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri më 17:00, si dhe sigurim të pushimit nën hije dhe lëngje të mjaftueshme në ҫdo dy orë. “Ministria…

Lexo më Shumë

Po afrohen orët për fillimin e përballjes mes Real Madridit dhe Manchester Unitedit, ndërsa shitësit mundohen që të shfrytëzojnë në maksimum praninë e qindra tifozëve në stadiumin e qytetit në Shkup. UEFA ka miratuar punën e objekteve përreth stadiumit, ndërsa tifozët e futbollit që do të jenë të pranishëm në stadium do të kenë mundësi të blejnë suvenire, fanella të klubeve dhe rekuizita tjera. Kur është në pyetje freskimi i shikuesve, para stadiumit janë vendosur tenda vetëm për prodhuesit-partnerë të UEFA-s, në të cilat do të mund të blihen pije të gazuara, alkool dhe ushqime, por me çmime marramendëse. Pijet…

Lexo më Shumë

“Sipas temperaturave të parashikuara, në ditët në vijim, gjithë vendi do të jetë në fazën portokalli në lidhje me rrezikun nga temperaturat e larta. Ndryshim i gjendjes së motit pritet nga e shtuna, kur do të ketë rritje të vranësirave dhe shi lokal me bubullima të rralla. Do të fryjë edhe e përforcuar, fillimisht nga jugperëndimi, ndërsa të dielën nga drejtimi verior. Të shtunën temperatura maksimale në interval prej 32 deri 39 gradë, ndërsa të dielën nga 28 deri 34 gradë”, informoi DPHM. Temperatura maksimale sot është në interval prej 34 deri në 41 gradë

Lexo më Shumë