Pas dorëzimit të interpelancës për ministrin e Bujqësisë, Lupço Nikollovski, sot deputetët e VMRO-DPMNE-së dorëzuan në Kuvend interpelancë për ministren e Punës dhe Politikave Sociale, Mila Carovska, për shkak të strategjisë për migrantët dhe refugjatët. Deputeti Vllatko Gjorçev deklaroi se Carovska nuk i ka konsultuar qytetarët dhe se ata nuk janë të njoftuar për strategjinë, por as edhe nuk janë konsultuar komunat, por janë vendosur para aktit të kryer.
“Bëhet fjalë për dokumente strategjike për ardhmërinë e Maqedonisë, për projekte që do të thonë harxhime enorme në miliardë euro në dhjetë vitet e ardhshme, në sferën e vendosjes dhe ndërtimit të ndërtesave dhe vendbanimeve për migrantët, ashtu siç është shkruar në strategjinë e tyre. Kjo do të thotë harxhime enorme në sferën e punësimit, programeve sociale, mjete që Maqedonia nuk i ka dhe resurse të cilat janë të kufizuara”, ka thënë Gjorçev. /SHENJA/

