Situata mediale e Ballkanit gjithnjë e më shumë po përkeqësohet, vlerëson përfaqësuesja e deritanishme e OSBE-së për lirinë e mediave Dunja Mijatoviq. Ajo në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë thotë se ky është “efekt i luftërave dhe shoqërive në tranzicion”. “Megjithatë, pas të gjithave qëndron mospërgatitja e politikanëve dhe atyre të cilët kanë fuqi që të heqin dorë nga kontrolli dhe ndikimi në mediat”, deklaroi ajo. “Për fat të keq të gjithë pohojnë se janë demokratë. Por, në praktikë sillen si në shtetet në të cilat nuk ka pluralizëm medial”, deklaroi Mijatoviq. Ajo shtoi se nuk janë gazetarët ata të cilët nuk janë fajtorë dhe se nuk mbajnë përgjegjësi, sepse iu mungon solidariteti dhe profesionalizmi. “Ka edhe probleme nga natyra ekonomike, gjegjësisht mungesë e parave. Një ëmbëlsirë shumë e vogël e marketingut që mund të ndahet midis numrit të madh të mediave. Mungon edhe edukimi”, vlerëson Mijatoviq. Në planin global sipas saj, situata mediale është shumë problematike. “Nuk janë problem vetëm lajmet e rreme, por edhe përpjekja e mediave për të qenë nën kontrollin shumë më shumë se paraprakisht”, tha Mijatoviq.
Data 15.06.2026
Aktuale
- Britania ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç
- Aksion i madh në Tetovë: 40 motoristë kapen pa helmetë, tre të arrestuar dhe tre motoçikleta të konfiskuara.
- VLEN: Jo një parti më shumë, por një forcë më e madhe!
- Mot me diell me temperatura deri në 34 gradë
- Manastirin ikonik të Kievit e përfshin zjarri gjatë sulmeve vdekjeprurëse të Rusisë në Ukrainë
- IBU mori pjesë në Forumin e Biznesit Turqi – Maqedonia e Veriut në Stamboll
- Një person është lënduar në zjarrin në Shtip
- Shifrat/ Gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 60 mijë lekë neto në muaj

