Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” kanë dërguar kërkesë tek Komisioni Shtetëror për Ndalimin e Korrupsionit, që të japë mendim nëse duhet të vazhdojë seanca e shkarkimit të kryeprokurorit Marko Zvërlevski, pas shpallhes së zgjedhjeve. “Seanca kuvendore në të cilën diskutohet për shkarkimin e prokurorit publik ka filluar më 05.07.2017 dhe ende vazhdon, ndërsa është në kundërshtim, me nenin 8-a, paragrafi 1 alineja 4 e Kodit zgjedhor sipas së cilit nga dita e sjelljes së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve për zgjedhje të kryetarëve të Komunave ose anëtarëve të këshillit, respektivisht deri në konstituimin e Këshillit të Komunave dhe Qytetit të Shkupit, nuk mund të fillohet me procedurë për punësimin e personave të rinjë ose procedura për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në institucione shtetërore dhe publike dhe njëkohësisht procedurat e filluara ndërpriten, përveç se në raste urgjente dhe punë të paanulushme, thuhet në kërkesën e deputetëve të VMRO-DPMNE-së. /SHENJA/
Data 15.06.2026
Aktuale
- Britania ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç
- Aksion i madh në Tetovë: 40 motoristë kapen pa helmetë, tre të arrestuar dhe tre motoçikleta të konfiskuara.
- VLEN: Jo një parti më shumë, por një forcë më e madhe!
- Mot me diell me temperatura deri në 34 gradë
- Manastirin ikonik të Kievit e përfshin zjarri gjatë sulmeve vdekjeprurëse të Rusisë në Ukrainë
- IBU mori pjesë në Forumin e Biznesit Turqi – Maqedonia e Veriut në Stamboll
- Një person është lënduar në zjarrin në Shtip
- Shifrat/ Gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 60 mijë lekë neto në muaj

