08 August
Mbrëmë dhe parmbrëmë në Maqedoni kanë hyrë 66 mijë shtetas të huaj, kurse sipas vlerësimeve, një e treta e tyre janë fansa të Real Madridit dhe Mançester Junajtedit. Ata më së shumti para do të shpenzojnë pikërisht për akomodime nëpër hotele të ndryshme dhe për ushqim e pije në objektet hotelierike. Që mbrëmë, pjesa më e madhe e kafeneve dhe bareve në qendër të Shkupit janë të stërmbushura me fansat e disponuar të Realit dhe Mançesterit.
Në mungesë të analizës se sa para do të inkasojë ekonomia e Maqedonisë nga kjo ngjarje e madhe e futbollit, parashikimet tregojnë se benefitet do të shkojnë deri në dhjetëra miliona euro.
Handikap të vogël ka shkaktuar tentativa e një pjesë të kapaciteteve akomoduese për të ardhur në para të shpejta përmes çmimeve astronomike, në këmbim të shërbimeve të tyre. Kjo ishte arsyeja që një pjesë e fansave të gjejnë akomodim e të vendosen në vendet fqinje si Sofja, Selaniku dhe Prishtina.
Të rrëmbyer nga euforia, një pjesë e qytetarëve u munduan të përfitojnë edhe në mënyrë të paligjshme. Policia mbrëmë arrestoi një qytetar të Shkupit, I cili në internet është munduar të shet dy bileta për ndeshjen në vlerë prej 600 euro.
Është bastisur shtëpia e tij dhe janë gjetur dhe konfiskuar bileta që do të dërgohen për ekspertizë. Kundër personit do të ngritët kallëzim adekuat në Prokurorinë Kompetente lidhur me veprën tregti e palejuar nga Kodi Penal i RM-së – njoftojnë nga MPB-ja.
Tifozët që nuk kishin fat të përzgjidhen nga UEFA për bileta, në mënyra të ndryshme përpiqen të jenë në tribunat e Telekom Arenës. Ekipe të MPB-së dhe Inspektoratit të tregut të shoqëruar nga përfaqësues të FFM-së dhe UEFA-s sot i “gjuajnë” edhe shitësit e fanelave të falsifikuara dhe rekuizite të ndryshme të të dyja ekipeve. Sot janë arrestuar dy persona në sheshin Maqedonia dhe kundër tyre do të ngritën kallëzime kundërvajtëse.
Mirko Trajanovski

