Ministria e Shëndetësisë informoi se në tre ditët e ardhshme vendi do të përfshihet nga temperatura të larta që hyjnë në “fazën portokalli” me çka vazhdoi sugjerimet që gratë shtatëzëna dhe personat mbi 60 vjeҫ të lirohen nga puna. Ministria u rekomandoi qytetarëve që nëse u përkeqësohet gjendja shëndetësore, menjëherë të kërkojnë ndihmë te mjeku amë. Punëdhënësve iu rekomandohet që ta riorganizojnë orarin e punës në mënyrë që të evitojnë aktivitete në vendet e hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri më 17:00, si dhe sigurim të pushimit nën hije dhe lëngje të mjaftueshme në ҫdo dy orë.
“Ministria e Shëndetësisë rekomandon që të mos realizohen aktivitete sportive në vende të hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri më 17:00 dhe veҫanërisht institucioneve për përkujdesin e fëmijëve (kopshteve për fëmijë) iu rekomandohet që të mos i ekspozojnë fëmijët në ambiente të hapura dhe të mos praktikojnë aktivitete sportive në këtë periudhë kohore. Të gjithë qytetarët e vendit i rikujtojmë që është e nevojshme që t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga ekspozim i drejtpërdrejtë në diell, shmangie nga qëndrimi në vende të hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri më 17:00, përdorim i veshjeve të lehta, konsumim i ushqimit të lehtë dhe lëngjeve, si dhe mënyrë higjienike e përgatitjes së ushqimit”, thonë nga Ministria. /SHENJA/

