Shqipja në Komisionin e Venedikut, për të zbutur reagimet e opozitës Eksperti juridik Trendafil Ivanovski konsideron se nuk ishte e nevojshme e as e domosdoshme çuarja e disa pjesëve të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, për shqyrtim në komisionin e Venedikut, pasi të gjitha partitë në pushtet ishin në një vijë sa I takon projekt ligjit në fjalë. Këtë hap të Qeverisë Ivanovski e cilëson si taktikë ideale politike.
Mendoj se shfrytëzimi I shërbimeve autoritare të Komisionit të Venedikut është praktikë e mirë, por mendoj se nuk ishte patjetër të vinte deri te përdorimi I saj derisa partitë politike ishin korrekte në pranimin e Kushtetutës, gjegjësisht gjatë marrëveshjes se cilat çështje janë të domosdoshme dhe si të rregullohen ato. Por politika dhe politikanët e bënë pjesën e vet. LSDM, BDI dhe partitë tjera shqiptare në qeveri, të gjithë janë në një vijë sa I përket kësaj çështjeje, por ashtu kanë dalë se ja kemi disa mosmarrëveshje dhe si ndihmë do e shfrytëzojmë Komisionin e Venedikut , ka taktikë ideale në politik bërje – deklaroi Trendafil Ivanovski, ekspert juridik.
Edhe juristi Naser Ziberi thotë se Qeveria e bën këtë hap për të marrë një mbështetje në të ardhshmen në raport me VMRO-DPMNE-në dhe opozitën në përgjithësi.
Mendoj se çështja e përmbajtjes së Ligjit të Gjuhëve ka mund që ta kursej këtë fazë procedural ( shqyrtimin në Komisionin e Venedikut), sepse deklarimi I Komisionit të Venedikut më tepër është komision që prononcohet për çështje që nuk kanë karakter etnik, që janë pastër politike madje dhe ndërshtetërore. Kapaciteti I përdorimit të gjuhës, është çështje e vullnetit të brendshëm të subjekte politike dhe mendoj se më tepër Qeveria e bën këtë për të marrë një mbështetje alibi në të ardhshmen, në raport me VMRO-DPMNE dhe opozitën në përgjithësi, si arsyetim për projektin që donë ta kalojë në Parlament – tha Naser Zyberi, ekspert juridik.
Ndryshe, ligji për përdorimin e Gjuhëve kohë më parë kaloi në Qeveri dhe tani është futur në procedurë parlamentare.
Vjollca Aliti

