Author: almakos

Në vendkalimet kufitare të palës së Maqedonisë nuk ka ngecje më të gjata, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë. Komunikacioni në rrugët shtetërore në vend zhvillohet nëpër rrugë të thata, ndërsa intensiteti jashtë mjediseve të qytetit është rritur.

Lexo më Shumë

Edhe në dy ditët e ardhshme pritet që në Maqedoni të ketë temperatura të larta nga faza e portokalltë. Në këtë situatë vazhdon të jenë aktive sugjerimet e Ministrisë së Shëndetësisë që nga obligimet e punës të jenë të liruara gratë shtatzëna dhe personat nga mosha mbi 60 vjeҫare, ndërsa të gjithë personat e tjerë në rast të paraqitjes së çfarëdo lloj problemi shëndetësor menjëherë të paraqiten tek mjeku i tyre amë. Punëdhënësve iu rekomandohet që ta riorganizojnë orarin e punës në mënyrë që të evitojnë aktivitete në vendet e hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri në orën…

Lexo më Shumë

Në Kuvend sot pritet që të vazhdojë debati për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski, i propozuar nga Qeveria. Në debatin e së hënës, paraqitje, reprlika, kundërreplika dhe vërejtje procedurale kryesisht patën deputetët nga VMRO-DPMNE. Ata e përsëritën qëndrimin se kërkesa për shkarkimin e Zvërlevskit është joligjore dhe në kundërshtim me Rregulloren, si dhe se paraqet gjah politik me qëllimin e vetëm – lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev të shpëtohet, nga, siç thanë, përndjekja politike për rastin “Mitmarrja”. Njëherësh propozuan, që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës derisa Komisioni për antikorrupsion me kërkesë të tyre nuk vlerëson…

Lexo më Shumë

Eksperti juridik Naser Ziberi, duke komentuar propozim ligjin për gjuhët, në një intervistë në TV SHENJA tha se me këtë ligj bëhet një hap serioz në rritjen e standardit të përdorimit të gjuhës shqipe i cili, sipas tij, deri më tani ka munguar për dy arsye. Ai shtoi se ky ligj nuk e barazon gjuhën shqipe me atë maqedonase. Në videon më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë me ekspertin juridik Naser Zyberi të cilën e realizoi gazetarja Ferikan Iljazi Arifi.[embedded content]NASER ZYBERI by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë

Çështja e emrit po shkon drejt zgjidhjes. Të paktën kështu shkruajnë disa media franceze, edhe atë në të njëjtën ditë. Gazetat “Humanite” dhe “Liberason”, javorja “Express” si dhe televizioni LCI, kanë publikuar analizën e tyre mbi çështjen e emrit. Siç njofton korrespodenti i MIA-s, Euzhen Barbeza nga “Humaniti” që në fillim të shkrimit, pyet se “nëse po i afrohet fundi i heshtjes rreth Maqedonisë”. Nga ana tjetër “Express” si titull ka vendosur: “Maqedonia si duket është e gatshme të mbyll debatin” dhe Greqia si duket nuk e kundërshton këtë. Mediat poashtu i bëjnë një retrospektivë çështjes së emrit, se prej…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë dhe Sekretariati për Çështje Evropiane publikuan dokumentin e Propozim-Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Ministria e Drejtësisë ka shpjeguar se me ndryshimet kushtetuese që pasuan Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, nuk janë plotësuar nevojat e bashkësive që janë të paktën 20 përqindëshi i popullatës në Maqedoni dhe ka pasur edhe shumë parregullësi. E kjo i ka shtyrë ata që të përpilojnë një ligj krejtësisht të ri. Ligji për përdorimin e Gjuhëve “Me këtë ligj paralelisht rregullohen parimet, mënyra dhe përgjegjësia e institucioneve për të mundësuar përdorim zyrtar të gjuhës të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe…

Lexo më Shumë

Edhe gjatë tre ditëve të ardhshme Maqedonia do të përfshihet nga faza portokalltë e cila karakterizohet me temperatura mbi 40 gradë celcius. Ministria e Shëndetësisë sërish doli me rekomandimet e njohura që nga puna të lirohen gratë shtatzëna dhe personat mbi 60vjec. Gjithashtu punëdhënësve iu rekomandohet që ta riorganizojnë orarin e punës në mënyrë që të evitojnë aktivitete në vendet e hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri më 17:00. Po ashtu kërkohet që të mos realizohen aktivitete sportive në vende të hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri më 17:00 dhe veçanërisht kopshteve për fëmijë iu rekomandohet…

Lexo më Shumë

Me zgjedhjen e qeverisë së re, u dha propozim për rritjen e rrogës minimale, ndërsa zbatimi do të fillojë që nga shtatori i këtij viti. Ku me një buxhet mujor prej 1.5 milionë euro, qeveria do t’i mbështetë kompanitë për të paguar rrogën minimale prej 12.000 denarëve. Nëse kjo pagë do të heq nga kriza, qytetarët e Maqedonisë, këta përfitues nuk e shohin të arsyeshme edhe këtë shumë, madje edhe ata të cilët e kanë rrogën 24.000 denarë, japin detaje se si harxhohet rroga e tyre. Ndërsa, për Xhevdet Hajredinin njohës i rrethanave ekonomike në Maqedoni dhe  ish-ministër në një…

Lexo më Shumë

Dokumenti i Propozim-Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve shtrembëron gjuhën shqipe. Ky dokument, i cili u publikua dje, përmban me dhjetëra gabime drejtshkrimore, të cilat janë në kundërshtim me standardet drejtshkrimore të shqipes. Përveç gabimeve teknike, shumë fjalë janë shkruar në gjininë e gabuar, është gabuar numri njëjës dhe shumës, si dhe shumë fjalë të tjera janë shkruar gabimisht. Madje, ka dhe fjali me gabime sintaksore dhe të cilat herë pas here humbin kuptimin. Nuk janë respektuar ë-jat fundore, zanorja “i” është shkruar me shkronjë të madhe edhe në përdorimin e saj në mes të fjalisë, si dhe nuk është respektuar…

Lexo më Shumë

Artisti i afirmuar multimedial nga Shqipëria, Helidon Gjergji, ka vendosur në Çifte Hamam projektin e tij specific, të titulluar në korelacion me vetë lokacionin (h)am(h)am. Termi i referohet vendit me analogji të pjesëshme drejtuar historisë dhe traditës të hamameve të mrekullueshme të regjionit, të cilat kanë qenë vende socializmi të të gjitha komuniteteve etnike, të cilat kanë jetuar në shtete të caktuara dhe përfaqësonin lokacionet më mëndjehapura të çdokculture. Këto vende e kanë inicuar dhe e kanë motivuar komunikimin mes klasave të ndryshme, etnive dhe feve. Nga këndvështrimi i sotëm, Çifte Hamami është vend bashkëkohor komunikimi, që do të thotë…

Lexo më Shumë

Mbi 2600 policë janë të angazhuar për të ruajtur sigurinë dhe rendin gjatë ndeshjes Real Madrid- Mançester United që do të zhvillohet sonte me fillim prej orës 20:45 në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet që organizimi i ndeshjes të kalojë sa më mirë. Policë do të ketë edhe në rajonin rreth stadiumit si dhe fan-zonat ku po qëndrojnë pjesa më e madhe e tifozëve të dy klubeve. MPB “Sipas instruksioneve të UEFA-s, në stadiumin mund të futen vetëm flamujt e klubeve të Realit…

Lexo më Shumë

Shkupi sonte është kryeqendra e etheve evropiane të futbollit. Stadiumi ynë më i madh, “Arena Filipi i Dytë”, do të jetë fushëbeteja e yjeve të Real Madridit dhe Mançester Junajted, në kërkim të trofeut të parë sezonal në stinorin 2017/18. Lokacionet më atraktive të Shkupit frekuentohen nga tifozë të shumtë të dy gjigandëve evropian, jo vetëm nga Spanja dhe Anglia, por nga katër anët e kontinentit të vjetër. TIFOZ ”Unë mbështes Liverpulin. Vij nga Romania. Unë jam fans i Liverpulit. Dhe unë kam ardhur ta shoh Murinjon duke humbur, sepse nuk më pëlqen fare ai”. TIFOZ“Unë vij nga Greqia. Shkupi…

Lexo më Shumë