Në protestën e 15-të para Kryeministrisë, një i ri që mori fjalën para mijëra qytetarëve deklaroi se protestuesit janë “më të revoltuar se kurrë” pas deklaratave të fundit të kryeministrit, i cili i cilësoi protestuesit ‘fashistë’ dhe ‘hajvanë’.
“Sot ne jemi më të revoltuar se kurrë, sepse në mënyrë zyrtare kuptuam që nuk kemi një kryeministër, por një diktator të poshtër. E kuptuam se si mundet që një kryeministër që synon integrimin në BE t’i thotë një populli “fashistë” e “hajvanë”. Si mundet?”, tha ai.
Duke iu referuar debatit të ditëve të fundit për ndikimin e protestave te turizmi, i riu hodhi poshtë pretendimet e kryeministri se protestuesit po dëmtojnë imazhin e vendit, por është vetë ai.
“Ata turistët nuk i trembim ne, i tremb ti, sepse kur një turist dëgjon një kryeministër që i drejtohet popullit të vet duke i thënë se ju jeni hajvanë, çfarë mund të presin ata?”, u shpreh ai.
Në fund, ai paralajmëroi përshkallëzim të formave të protestës nëse kërkesat e qytetarëve nuk dëgjohen.
“Ne jemi gati për të filluar me planin B të protestës. Nëse do të na duhet të flemë këtu, këtu do të flemë. Nëse do të na duhet të rrethojmë Kryeministrinë, do ta rrethojmë dhe nëse do të duhet të rrethojmë Parlamentin, do ta rrethojmë”, deklaroi ai mes të tjerash.
I riu: Sot ne jemi më të revoltuar se kurrë, sepse në mënyrë zyrtare kuptuam që nuk kemi një kryeministër, por një diktator të poshtër. E kuptuam se si mundet që një kryeministër që synon integrimin në BE t’i thotë një populli “fashistë” e “hajvanë”. Si mundet?
Ata turistët nuk i trembim ne, i tremb ti, sepse kur një turist dëgjon një kryeministër që i drejtohet popullit të vet duke i thënë se ju jeni hajvanë, çfarë mund të presin ata?
Kush janë fashistë e hajvanë në fund të fundit? A janë ata fëmijë të vegjël që qajnë sepse prindërit po i largohen jashtë vendit, sepse ti nuk u siguron dot të ardhme? Apo ata prindër që i lanë fëmijët vetëm dhe u qan shpirti që nuk i kanë afër? Apo ata gjyshër që qajnë për nipërit e tyre? Apo ata pensionistë që presin para nga jashtë shtetit sepse nuk kanë për të paguar ilaçet?
Këtu, fashisti i vetëm dhe hajvani i vetëm je ti. Pani ynë i protestës ishte me etikë dhe në mënyrë qytetare, por ti nuk po e zbaton atë, sepse je diktator. Kështu që ne jemi gati për të filluar me planin B të protestës. Nëse do të na duhet të flemë këtu, këtu do të flemë. Nëse do të na duhet të rrethojmë kryeministrinë, do ta rrethojmë, dhe nëse do të duhet të rrethojmë parlamentin, do ta rrethojmë.
The post “Nuk kemi kryeministër, por diktator!”- I riu shpërthen ndaj Ramës në protestë: Fashisti dhe hajvani i vetëm je ti! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

