Projektligjet për Kodin e ri Penal dhe Ligjin për Procedurën Penale të Maqedonisë së Veriut janë dërguar në Komisionin Evropian për mendim.
Ky hap synon shqyrtimin e zgjidhjeve të propozuara ligjore në raport me standardet evropiane, përpara vazhdimit të procedurave për miratimin e tyre.
Vlerësimi i Brukselit pritet të jetë i rëndësishëm për procesin e reformave në drejtësi, veçanërisht në kuadër të përafrimit të legjislacionit vendas me atë të Bashkimit Evropian.



