Në Kuvend sot pritet që të vazhdojë debati për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski, i propozuar nga Qeveria. Në debatin e së hënës, paraqitje, reprlika, kundërreplika dhe vërejtje procedurale kryesisht patën deputetët nga VMRO-DPMNE. Ata e përsëritën qëndrimin se kërkesa për shkarkimin e Zvërlevskit është joligjore dhe në kundërshtim me Rregulloren, si dhe se paraqet gjah politik me qëllimin e vetëm – lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev të shpëtohet, nga, siç thanë, përndjekja politike për rastin “Mitmarrja”. Njëherësh propozuan, që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës derisa Komisioni për antikorrupsion me kërkesë të tyre nuk vlerëson nëse është në kundërshtim me ligjin apo, së pari të sillen ndryshimet e Ligjit për prokurorinë publike, sipas të cilit prokurori publik do të jetë propozim i opozitës dhe do të zgjidhet me shumicë prej dy të tretave, e më pas të debatohet për shkarkimin e Zvërlevskit. Nga LSDM porositën se janë të kota të gjitha zvarritjet e VMRO-DPMNE-së, replikat dhe kundërreplikat, sepse deklarimi rreth shkarkimit të Zvërlevskit dhe drejtësia, theksuan, duhet të ndodhin.
Data 15.06.2026
Aktuale
- “Piktor, po të del boja”/ Zëri ndryshe i protestës, pankartat-meme që “pushtuan” mbrëmë sheshin, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: Pas orës 18:00, popullit “mos i fol”
- Sot varroset i riu që u ther për vdekje në Prizren
- SHBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshje paraprake për t’i dhënë fund luftës, kur prit të bëhet nënshkrimi
- “Mis Durham shkruante: Osman Bali dhe Mehmet Kavaja, dy shërbëtorë të Esat Pashës, lavdëroheshin më vonë për veprën që kishin bërë, pasi…”/ Misteri i vrasjes së Hasan Riza Pashës në Shkodër në 1913-ën
- Paga mesatare rritet, por gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 60 mijë lekë neto në muaj
- Sheshi Skënderbeu mirëpriti garat e mundjes në kuadër të “Verës Kulturore të Çairit 2026”
- Nga mesnata, korsitë M-Tag në pikat e pagesës vetëm për etiketa elektronike
- Protestuesi i bën thirrje SPAK: Jemi me ju, por veproni para se populli t’ju rrethojë! Nuk do dilni nga zyrat pa…

