Artisti i afirmuar multimedial nga Shqipëria, Helidon Gjergji, ka vendosur në Çifte Hamam projektin e tij specific, të titulluar në korelacion me vetë lokacionin (h)am(h)am. Termi i referohet vendit me analogji të pjesëshme drejtuar historisë dhe traditës të hamameve të mrekullueshme të regjionit, të cilat kanë qenë vende socializmi të të gjitha komuniteteve etnike, të cilat kanë jetuar në shtete të caktuara dhe përfaqësonin lokacionet më mëndjehapura të çdokculture. Këto vende e kanë inicuar dhe e kanë motivuar komunikimin mes klasave të ndryshme, etnive dhe feve. Nga këndvështrimi i sotëm, Çifte Hamami është vend bashkëkohor komunikimi, që do të thotë se e vazhdon rolin e saj primar dhe pikërisht ky funksion kryesor i saj ndër shekuj është determinuesi kryeso i idesë së Helidon Gjergjit.
Projekti përbëhet prej tre pjesëve, disa të krijuara konkretisht për hapësirën fizike të Çifte Hamamit, ndësa të tjera kanë një reinterpretim specifik hapsinor të instalacioneve dhe objekteve të deritanishme.
Në sallën e parë Gjergji ka vendosur piktura artistike të emotikoneve të komunikimit virtual, të cilat u vendosën në hapjen pentagonale të kupolës dhe janë dukshme si projeksione nga drita, e cila depërton nëpërmjet hapjeve të mureve të brendshme të hapsirës së hamamit.
Salla e dytë është kombinim pasqyrash nga Bienalja në Bosnjë Hercegovinë dhe erëzave nga Manifesta, duke qenë se këto dy vepra ndërthurren në një, duke krijuar një korridor abstract dhe të pafund, në të cilin çdo anë pasqyron anën e kundërt. Bashkimi i hapsirës vizuale, pasqyrimit, magjisë së erëzave të komuniteteve etnike në Maqedoni, si maqedonas, shqiptarë, romë, etruskë, serbë, etj, ku edhe krijon një vrull ndjenjash.
Ndërkaq, salla e tretë, e cila poashtu është sajuar konkretisht dhe me specifikat për hapsirën e Çifte Hamamit, ku hapje të ekspozitës e mjegullosur me tym, drita e brishtë, e cila ka da depërtuar nga kupola ka krijuar një atmosferë magjike, ndërkohë që në hapsirë dëgjoheshte tinguj, të krijuar në bashkëpunim me muzikantin shqiptar Fatos Qerimaj, të cilat janë të performuara me interaksion muzikor, komunikimi apo dis-komunikimi, të zileve të ndryshme të celularit.
Kuratore e këtij projekti është Ana Frangovska, ndërsa bashkëpunëtorë, Aleksandër Vilic, Goranço Gjorgjievski dhe Marian Georgiev. Nga drejtoria thuhet se ky projekt është mbështetur nga Ministria e Kulturës së RM-së, dhe sponzorëve të tjerë.
Helidon Gjergji (Tiranë, 1970) është artist bashkëkohor i cili merret me mediume të ndryshme. Ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë. Me hapjen e kufinjve të Shqipërisë në vitin 1991, është shpërngulur në Itali, ku i ka studiuar artet vizuele dhe ka marrë diplomë nga Akademia për arte figurative në Napoli. Në vitin 1997 është shpërngulur në Çikago, ku është përsosur në teori dhe praktikë të arteve në Universitetin në Çikago. Për momentin jeton në Nju-Jork dhe ligjeron në SUNY Old Ëestbury. Disa herë ka marrë pjesë në Bienalen e Venecies (edhe për art figurativ edhe për arkitekturë), dhe në mënyrë të pavarur dhe grupore, ka prezantuar vepra të veta në Manifesta, Bienalen e Tiranës dhe në prezantime të shumta ndërkombëtare vizuele. për momentin ligjeron teori të artit në kolexhin SUNY Old Ëestbury. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 24 gusht.
D.Kërluku
Almakos.com

