Edhe në dy ditët e ardhshme pritet që në Maqedoni të ketë temperatura të larta nga faza e portokalltë. Në këtë situatë vazhdon të jenë aktive sugjerimet e Ministrisë së Shëndetësisë që nga obligimet e punës të jenë të liruara gratë shtatzëna dhe personat nga mosha mbi 60 vjeҫare, ndërsa të gjithë personat e tjerë në rast të paraqitjes së çfarëdo lloj problemi shëndetësor menjëherë të paraqiten tek mjeku i tyre amë.
Punëdhënësve iu rekomandohet që ta riorganizojnë orarin e punës në mënyrë që të evitojnë aktivitete në vendet e hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri në orën 17:00, si dhe sigurim i pushimit nën hije dhe lëngje të mjaftueshme në ҫdo dy orë. Ministria e Shëndetësisë rekomandon që të mos realizohen aktivitete sportive në vende të hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri në orën 17:00 dhe veҫanërisht institucioneve për përkujdesin e fëmijëve (kopshteve për fëmijë) i’u rekomandohet që të mos i ekspozojnë fëmijët në ambiente të hapura dhe të mos praktikojnë aktivitete sportive në këtë periudhë kohore, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

