Eurodeputeti grek Dimtiris Papadimulis ka publikuar sot përgjigjen për letrën e tij dërguar përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini. Në letrën e dërguar më 4 maj, eurodeputeti kishte shkruar se Maqedonia është e minuar nga destabiliteti i vazhdueshëm politik, ndërsa përçarjet politike dhe ndëretnike po përkeqësohen. “Në atë kontekst, BE-ja e shprehu gatishmërinë e vet për të bashkëpunuar me Qeverinë e re të ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë, e cila tashmë bëri hapa pozitiv drejt stabilizimit të marrëdhënieve me fqinjët e vet”, ka deklaruar Mogerini në këtë përgjigje. Ajo gjithashtu, ka njoftuar se përfaqësuesit…
Author: almakos
Pistoleta zyrtare e Goran Grujovskit i cili është në arrati është kthyer mbrëmjen e djeshme, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.Hetimi ende është duke u zhvilluar dhe nuk dihet se ku janë të ikurit Grujovski dhe Boshkovski, të cilët janë të dyshuar në lëndët e PSP-së.“Ministria është duke e kryer detyrën e saj dhe po i kërkon ata, por, përshkak të fshehtësisë së procedurës nuk mund të kumtohet informacione në opinion”, ka thënë Spasovski.
Qeveria sot do ta mbajë seancën e 22-të në të cilën do të shqyrtohen informacioni në Qendrën për menaxhim me kriza, për aktivitetet lidhur me gjendjen me krizën e një pjese të territorit të Republikës së Maqedonisë, për periudhën prej kur është sjellë masa deri sot, si dhe informacioni i Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me rekomandimet e Komisionit për parandalimin e pasojave të valëve të nxehta. Siç njoftojnë prej pres shërbimit qeveritar, anëtarët e Qeverisë në seancën e sotme do t’i shqyrtojnë edhe raportet për punën e Këshillit buxhetor gjyqësor dhe për realizimin e buxhetit gjyqësor për vitin 2016 si…
Më shumë se dyfish në raport me mesataren për gushtin është rritur niveli i lumit Vardar në Jegunoc, tregojnë matjet e sotme hidrologjike të DPHM. Rritje të nivelit ka edhe në Vardar tek Zajçev Rid, si edhe në Strumicë në Sushevë, ndërsa niveli në Pçinja në Banjën e Katllanovës gjithashtu është me mesataren e gushtit. Ulje janë vërejtur në lumin Vardar në Veles dhe në Demir Kapi, në lumin Treska në Makedonski Brod, në Kriva Rekë në Kriva Pallankë, në lumin Bregallnicë në Berovë në Cërna Reka në Novaci, në Drinin e Zi në Lozhani dhe në Sateska në Botun.
Deputetët nga VMRO-DPMNE nuk lejojnë që sigurimi i parlamentit të largojë Antonio Milloshoski me kërkesë të Kryetarit të Talat Xhaferi. Arsyeja për kërkesën e Xhaferit është se Milloshoski pa marrë leje e ka marrë fjalën. Pasi Xhaferi ka thirrur sigurimin, opozitz e revoltuar kanë bllokuar folotoren e parlamentit për të mbrojtur Milloshoskin. Pika e parë në rendin e ditës të seancës plenare ka qenë shkarkimi i prokurorit publik të shtetit Marko Zvërlevski. Pasi që deputetët e opozitës ka janë largoher nga foltorja, Xhaferi ka dhënë pushim prej 10 minutash.
Integrimi në NATO do ta ulë ndikimin rus në vend, thotë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska. Në një intervistë për “Blumberg” ajo theksoi se po bëhen hapa të fuqishëm për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO me qëllim që vendi të mbrohet nga përzierja ruse në punët e brendshme. “Edhe para zgjedhjes së kabinetit të ri ishit dëshmitarë të “rrjedhave” të informacioneve për tentimin që Rusia të arrijë ndikim në fushat kyçe politike dhe në fushat e sigurisë. Jemi të shqetësuar nga ky fakt. Besojmë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO mund t’u jep fund këtyre tentimeve”, tha Sheqerinska. Ajo shtoi…
Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias pritet mbërrijë në Shkup më 31 gusht, raporton gazeta greke Kathimerini. Vizita realizohet për të shqyrtuar qëllimet e qeverisë së re në Shkup, e cila deri atëherë do të përfundojë 100 ditët e para në detyrë. Athina dëshiron për të kontrollojë nëse deklaratat e udhëheqjes së re për nevojën për kompromiset e përbashkëta janë më shumë se fjalë. Qeveria e re e Maqedonisë pritet të marrë konfirmimin e ftesës për anëtarësim në NATO, ndërsa pengesa kryesore në këtë rrugë mbetet bllokada e vendosur nga Greqia për shkak të kontestit të pazgjidhur për emrin. Ndërsa,…
Gjatë ditës së djeshme në Shkup kanë ndodhur 10 aksidente, prej të cilave në dy më lehtë janë lënduar katër persona, ndërsa shtatë kanë kaluar vetëm me dëme materiale. Në një aksident lëndime të lehta trupore ka marrë një bashkudhëtar, ndërsa lëndime të lehta dy drejtues dhe tre bashkudhëtarë. Siç kumtoi SPB Shkup, policia rrugore ka sanksionuar tre drejtues të cilët nuk i kanë respektuar pajisjet sinjalizuese me ndriçim, gjegjësisht kanë kaluar në semafor të kuq. Dhjetë shoferë gjatë drejtimit të automjeteve motorike nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular, ndërsa shtatë shoferë i…
Policia ka arrestuar gjithsej 12 persona, prej të cilëve shtatë shtetas të huaj dhe pesë të Maqedonisë, për shkak të shitjes së biletave për ndeshjen e Superkupës.Nga të arrestuarit, dy janë anglez, dy ukrainas, një rus, një serb dhe dy maqedonas.Bëhet fjalë për dy shtetas të Anglisë të cilët kanë shitur bileta dy shtetasve të Ukrainës.Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe me procedurë urgjente do të pason padi adekuate për veprën penale “tregti e palejuar”.Ndërkaq sipas informatave nga ekipet kujdestare mjekësore, gjatë mbrëmjes së djeshme të UEFA Superkupës, nuk ka pasur rritje të numrit të zakonshëm të ndërhyrjeve.Në Klinikën…
Në një intervistë për TV Nova, profesoresha e të Drejtës Kushtetuese dhe sistem politik, Gordana Siljanovska-Davkova, thotë se Ligji për gjuhët është jashtë kornizave kushtetuese, por edhe Marrëveshjes së Ohrit. Qeveria e publikoi Propozim-logjin për përdorimin e gjuhëve, i cili ka status të një ligji të rëndësishëm për proceset e euro-integrimit, që nënkupton se do të votohet me procedurë të shkurtuar, gjegjësisht pas një diskutimi tre ditor. https://youtu.be/vQd9yPN2uUM
Prof.dr. Venera Kërliu-Hanxhiski dhe Milivoje Jankovski janë fitues të çmimit shtetëror “Nëna Terezë” në vitin 2017, njoftoi Ministria e Kulturës. Çmimi u jepet për realizime në sferën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor dhe për nxitje, avancim të mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillim të bashkëpunimit midis popujve dhe midis pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme, kulturave dhe feve. Mirënjohje fituesve do t’u jepen më 26 gusht të vitit 2017 në ora 12 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. (mia.mk)
09 August Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe temperaturë prej 14 deri 40 gradë. UV indeksi do të ketë vlerën 9. Pasdite në pjesët jugore do të ketë kushte për reshje të shkurtra të shiut me bubullima të rralla. Në Shkup do të jetë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite në pjesët jugore do të ketë kushte për reshje të shkurtra me bubullima të rralla. Temperatura e mëngjesit do të arrij deri 20, ndërsa ajo e ditës deri 39 gradë. Deri të premten do të ketë mot me…

