Më shumë se dyfish në raport me mesataren për gushtin është rritur niveli i lumit Vardar në Jegunoc, tregojnë matjet e sotme hidrologjike të DPHM. Rritje të nivelit ka edhe në Vardar tek Zajçev Rid, si edhe në Strumicë në Sushevë, ndërsa niveli në Pçinja në Banjën e Katllanovës gjithashtu është me mesataren e gushtit.
Ulje janë vërejtur në lumin Vardar në Veles dhe në Demir Kapi, në lumin Treska në Makedonski Brod, në Kriva Rekë në Kriva Pallankë, në lumin Bregallnicë në Berovë në Cërna Reka në Novaci, në Drinin e Zi në Lozhani dhe në Sateska në Botun.

