Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias pritet mbërrijë në Shkup më 31 gusht, raporton gazeta greke Kathimerini. Vizita realizohet për të shqyrtuar qëllimet e qeverisë së re në Shkup, e cila deri atëherë do të përfundojë 100 ditët e para në detyrë. Athina dëshiron për të kontrollojë nëse deklaratat e udhëheqjes së re për nevojën për kompromiset e përbashkëta janë më shumë se fjalë.
Qeveria e re e Maqedonisë pritet të marrë konfirmimin e ftesës për anëtarësim në NATO, ndërsa pengesa kryesore në këtë rrugë mbetet bllokada e vendosur nga Greqia për shkak të kontestit të pazgjidhur për emrin. Ndërsa, ministri i Jashtëm maqedonas Nikola Dimitrov, vizitën e tij të parë që nga marrja e detyrës e realizoi në Athinë, në një përpjekje për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.

