Prof.dr. Venera Kërliu-Hanxhiski dhe Milivoje Jankovski janë fitues të çmimit shtetëror “Nëna Terezë” në vitin 2017, njoftoi Ministria e Kulturës. Çmimi u jepet për realizime në sferën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor dhe për nxitje, avancim të mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillim të bashkëpunimit midis popujve dhe midis pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme, kulturave dhe feve. Mirënjohje fituesve do t’u jepen më 26 gusht të vitit 2017 në ora 12 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
(mia.mk)

