Qeveria e Maqedonisë ka shkarkuar Hristijan Mickovskin, drejtorin e SHA ELEM ndërsa në vend të tij ka emëruar profesorin e fakultetit Elektroteknik në universitetin “Goce Dellçev”, Dragi Minovski. Po ashtu, Qeveria për drejtor të ri në MEPSO (Operatori i sistemit elektro-përçues të Maqedonisë) ka emëruar Sasho Vasilevski, ndërsa Ljupço Zikov është emëruar drejtor i financave të kësaj kompanie. Vasilevski është jurist i diplomuar në vitin 1992 në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup, dhe prej vitit 1997 deri në vitin 2006 ka punuar si avokat në Resnjë. Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë. Nga viti…
Author: almakos
Zeqirija Ibrahimi, zyrtar i lartë i Lëvizjes Besa, e cila parti është në opozitë, për Radion Evropa e Lirë tha se për ligjin që rregullon përdorimin e gjuhëve, nuk është konsultuar partia që përfaqëson, megjithëse se a do të marrë mbështetje ligji në fjalë nga pesë deputetët e kësaj partie, do të vendoset pasi ta kenë marrë dhe zyrtarisht tekstin e këtij ligji. “Sipas informacioneve tona, shumica qeveritare vetëm e ka plotësuar Ligjin për përdorimin e gjuhës që e flasin komunitetet jo shumicë. Pra, nuk do të kemi ligj të veçantë që e rregullon përdorimin e gjuhës shqipe. Ndërkaq, ne…
Seanca për shkarkim të kryeprokurorit Marko Zvrlevski përsëri me problemet dhe pengesat e njëjta. Pasi seanca filloi me gjysmë ore vonesë, Ilija Dimovski nga VMRO DPMNE i kërkoi Talat Xhaferit që ta ndërpresin debatin për shkarkim deri pas zgjedhjeve lokale pasi me ligj emërimet dhe shkarkimet janë të ndaluara gjatë kësaj periudhe, raporton SHENJA.VMRO DPMNE propozoi që ndryshimet kadrovike të lihen pezull deri pas zgjedhjeve, përfshirë edhe shkarkimin e Zvrlevskit pasi ligji thotë se gjatë kësaj periudhë duhet të lihen edhe debatet por edhe votimet.Talat Xhaferi tha se ligji nuk e ndalon që ata të vazhdojnë me debatin pasi janë…
Pas alarmit që ngriti TV SHENJA për shumat marramendëse që shpenzonin deputetët për rrugë, LSDM paralajmëroi se kanë përgatitur zgjidhje që pritet të jetë më e pranueshme financiarisht për buxhetin. Njëri nga propozimet nënkupton që ndarja e këtyre mjeteve të mbetet në fuqi, por të rritet kontrolli për të evituar abuzime eventuale.Koordinatoeri I grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev tha se tre masat tjera nënkuptojnë akomodimin e deputetëve në afërsi të vendit të punës.“Alternativën e dytë që ua ofrova kolegëve të mi, është dhënia në shfrytëzim e banesave zyrtare shtetërore. Kemi ndërmarrje për ekonomizim me hapësira banesore dhe afariste, kjo…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot do të mbajë seancë në të cilën duhet ta shqyrtojë dhe miratojë Propozim afatin për kryerjen e veprimeve zgjedhore për zbatimin e Zgjedhjeve lokale 2017 për anëtarët e këshillave të komunave dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarët e komunave edhe për kryetarin e komunës së Shkupit (6 gusht – 7 tetor të vitit 2017).Në rend dite të seancës janë edhe kërkesat deri te Ministria e Punëve të Brendshme, në pajtim me nenet 41, 43, 45 dhe 49 nga Kodi Zgjedhor dhe deri te Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në pajtim me…
UEFA dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) dërguan kumtesë për t’i përkujtuar të gjithë adhuruesit e futbollit të cilët kanë biletë dhe do të marrin pjesë në ndeshjen Real Madrid – Mançester Junajted në Arenën kombëtare “Filipi i Dytë” se do të lejohet futja e flamujve vetëm të klubeve pjesëmarrëse në Super kupë, si dhe e flamujve kombëtar të vendeve prej ku vijnë klubet (Spanja dhe Anglia).Flamujt nuk guxojnë të jenë më të mëdhenj se një metër e 250 centimetra në pjesën tyre më të gjerë ose më të gjatë. Në të kundërt të njëjtit do të merren.Gjithashtu, do…
07 August VMRO-DPMNE ka akuzuar pushtetin për paaftësi dhe joseriozitet në menaxhimin me zjarret, që sipas tyre, ka sjellur deri tek rrezikimi i jetës së mijëra qytetarëve në vend. “Paaftësia e Qeverisë së LSDM-së nuk ka arritur të parandalojë zjarret e reja, edhe pse gjitha informacionet kanë treguar për rrezik nga zjarret dhe në këtë mënyrë ka futur në rrezik mijëra qytetarë. Qeveria e papërgjegjëshme e LSDM-së nuk arrit t’i shuajë zjarret lokale, të cilët eskaluan dhe vendosën në rrezik gjithë rajonin”, thuhet në kumtesën e VMRO-së. Nga partia opozitare i bëjnë thirrje LSDM-së t’u del në ndihmë qytetarëve dhe…
07 August Në një pjesë të rajonit malor jugperëndimior është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Gjendja emergjente 30 ditëshe e shpallur nga ministri i brendshëm i Maqedonisë, Oliver Spasovski, mundëson që të gjitha kapacitetet disponuese të sigurisë të drejtohen në rajonin e prekur. Zjarrfikësit dhe vullnetarët janë përpjekur t’i vënë nën kontroll zjarret në disa rajone të Maqedonisë, për afro dy javë. Policia ka konfirmuar se një trup i djegur është zbuluar në një fshat afër kryeqytetit Shkup, ndërsa dy shtëpi dhe një hangar janë ndezur në fshatin Mogillë, në pjesën qendrore të Maqedonisë. Helikopterët për hedhje të ujit janë kërkuar,…
Shkup, 7 gusht 2017 (MIA) – Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë ka ndalesa prej 20 deri në 30 minuta, kumtoi Lidhja auto-moto e Maqedonisë në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e gjashtë me debat për Propozimin për shkarkimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë, Marko Zvërlevski.Propozimi që Zvërlevski të shkarkohet nga funksioni prokuror publik është dorëzuar nga Qeveria e RM-së për shkak të, siç thuhet në elaborim, kryerjes së paligjshme, jo në kohë dhe joprofesionale të funksionit. Gjithashtu, në dokument thuhet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit, si dhe për atë se nuk ka dorëzuar kërkesë për ngritjen e procedurës penale për raste të parapara…
Për shkak të Super kupës së UEFA-së, të caktuar për nesër në stadiumin e futbollit “Arena Telekom” në Parkun e Qytetit në Shkup, prej sot do të vendoset regjim i posaçëm i qarkullimit dhe këmbësorëve për rrugët në afërsi të stadiumit.Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se prej orës 08:00 e deri në përfundim të ndeshjes, gjegjësisht deri më 9 gusht në rajonin e udhëkryqeve të rrugëve “Aminta Treti” (ish “Leninova”) dhe “Jordan Haxhi Konstantinov-Xhinot” do të lëshohen persona dhe automjete të cilët kanë akreditim adekuat nga organizatori i meçit-UEFA. Gjithashtu, në ditën e ndeshjes, në varshmëri nga intensiteti i…
Propozimi i fundit i Qeverisë nuk e zyrtarizon gjuhën shqipe por, thjesht vetëm bën një avancim të saj nëpër institucionet. Ky është qëndrimi i Lëvizjes Besa rreth propozim ligjit për gjuhën shqipe. Fadil Zendeli nga kjo parti, deklaroi se pas tentativave të shumta dështuara të BDI-së për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, siç i quan ai, shqiptarët besonin se kësaj rradhe ajo përfundimisht do të zyrtarizohet. Megjithatë, sipas tij, shqiptarët mbetën pa realizuar një ndër aspiratat që e kanë pasur që gjuha shqipe të mbetet zyrtare. Pas disa ndryshimeve ku ata premtonin se e kanë zyrtarizuar gjuhën shqipe, opinioni publik në…

