Pas alarmit që ngriti TV SHENJA për shumat marramendëse që shpenzonin deputetët për rrugë, LSDM paralajmëroi se kanë përgatitur zgjidhje që pritet të jetë më e pranueshme financiarisht për buxhetin. Njëri nga propozimet nënkupton që ndarja e këtyre mjeteve të mbetet në fuqi, por të rritet kontrolli për të evituar abuzime eventuale.
Koordinatoeri I grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev tha se tre masat tjera nënkuptojnë akomodimin e deputetëve në afërsi të vendit të punës.
“Alternativën e dytë që ua ofrova kolegëve të mi, është dhënia në shfrytëzim e banesave zyrtare shtetërore. Kemi ndërmarrje për ekonomizim me hapësira banesore dhe afariste, kjo ishte praktikë më herët. Do të thotë, gjatë mandatit, të shfrytëzohet banesa, por të premten, të shtunën dhe të dielën, të na japin si deputetë që të komunikojmë me votuesit tanë prej qytetit ku vijmë”, tha ai.
Alternativa e tretë është dhënia e kompensimit për jetë të ndarë dhe marrja me qira e banesës. Alternativa e katërt është akomodimi në hotel me tender, për të cilin do të vendosë Kuvendi.
Tv Shenja para disa ditëve publikoi se disa deputetë të përbërjes së re parlamentare kanë marrë rreth 2 mijë euro vetëm për një muaj, gjatë muajit prill, edhe pse Kuvendi nuk ka punuar çdo ditë gjatë këtij muaji. Sipas raportit të siguruar nga Kuvendi i Maqedonisë, më së shumit shpenzime për rrugë ka harxhuar deputeti nga Partia për Ardhmëri Evropian e cila është në koalicion me LSDM-në, Alija Kamberovski i cili për muajin prill ka marrë 119,100 denarë vetëm për shpenzime të rrugës apo 1,936 euro. Menjëherë pas tij radhitet deputeti i VMRO DPMNE-së Krsto Mukovski, i cili ka marrë 117,786 denarë apo 1.915 euro. Deputeti i BDI-së Agim Shaqiri gjatë muajit prill të vitit 2017 vetëm për shpenzime të rrugës ka marrë 116,565 denarë apo përkthyer në valutën evropiane, 1,895 euro.
Surija Rashidi i LR PDSH-së për shpenzime të rrugës ka marrë 1,752 euro, ndërsa Tomisllav Tuntev nga LSDM-ja 1,735 euro.
Edhe deputetët e ri me shpenzime marramendëse… by tvshenjaofficial
Data 15.06.2026
Aktuale
- Saliu: Balancuesi nuk ishte problem, problemi është zëvendësimi i tij
- Bullgaria po përgatitet t’i kundërvihet amendamentit të ri të Vajcit
- VIDEO/ Përplasja fizike në kafazin e xhamit, momenti kur forca të shumta policie mbërrijnë në GJKKO! Kush janë personat që u përfshinë në sherr gjatë seanca për vrasjen e Renis Dobrës!
- Ahmeti: Unë dhe Sadulla Duraku deshëm t’i bashkojmë tokat shqiptar
- Tmer në Tetovë: Gruaja kapet duke e përplasur foshnjën 3-muajshe në asfalt, arrestohen dy persona
- E punësoi për t’u kujdesur për nënën e sëmurë, tetovari dyshohet se e rrahu brutalisht shtetasen e Kosovës
- Incident në Pallaticë të Tetovës: 67-vjeçari sulmon me send të fortë një fëmijë 11-vjeçar në oborrin e shkollës
- Aksione kontrolluese në Kumanovë dhe në Tetovë, janë shqiptuar 114 sanksione dhe janë ndaluar shtatë persona

