Qeveria e Maqedonisë ka shkarkuar Hristijan Mickovskin, drejtorin e SHA ELEM ndërsa në vend të tij ka emëruar profesorin e fakultetit Elektroteknik në universitetin “Goce Dellçev”, Dragi Minovski. Po ashtu, Qeveria për drejtor të ri në MEPSO (Operatori i sistemit elektro-përçues të Maqedonisë) ka emëruar Sasho Vasilevski, ndërsa Ljupço Zikov është emëruar drejtor i financave të kësaj kompanie. Vasilevski është jurist i diplomuar në vitin 1992 në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup, dhe prej vitit 1997 deri në vitin 2006 ka punuar si avokat në Resnjë. Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë. Nga viti 2008 deri në vitin 2010 ka qenë anëtar i Komisionit për provimin e drejtësisë. Ndërmjet viteve 2011 dhe 2015 ka qenë anëtar i Këshillit të prokurorëve publik. Ljupço Zikov është gazetar dhe drejtor i javores Kapitall. Më parë ka punuar në Dnevnik, RTM dhe TV Allfa. Zikov ka qenë edhe kryetar i partisë Aleanca për Maqedoni më të Mirë.
Data 15.06.2026
Aktuale
- Tre shtetasve serbë u konfiskohet marihuanë dhe pajisje për bluarjen e narkotikëve
- Nga sot, korsitë M-Tag në pikat e pagesës vetëm për etiketa elektronike
- Dyshohet se kishte qenë i implikuar në eliminimin e Anton Kelit 6 vite më parë, detaje nga vrasja e Valter Lleshit, 45-vjeçari i kishte shpëtuar edhe një atentati me tritol
- Nikolloski: Rritje e fuqishme prej 23 për qind në kargo transportin hekurudhor
- Britania ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç
- Aksion i madh në Tetovë: 40 motoristë kapen pa helmetë, tre të arrestuar dhe tre motoçikleta të konfiskuara.
- VLEN: Jo një parti më shumë, por një forcë më e madhe!
- Mot me diell me temperatura deri në 34 gradë

