Seanca për shkarkim të kryeprokurorit Marko Zvrlevski përsëri me problemet dhe pengesat e njëjta. Pasi seanca filloi me gjysmë ore vonesë, Ilija Dimovski nga VMRO DPMNE i kërkoi Talat Xhaferit që ta ndërpresin debatin për shkarkim deri pas zgjedhjeve lokale pasi me ligj emërimet dhe shkarkimet janë të ndaluara gjatë kësaj periudhe, raporton SHENJA.
VMRO DPMNE propozoi që ndryshimet kadrovike të lihen pezull deri pas zgjedhjeve, përfshirë edhe shkarkimin e Zvrlevskit pasi ligji thotë se gjatë kësaj periudhë duhet të lihen edhe debatet por edhe votimet.
Talat Xhaferi tha se ligji nuk e ndalon që ata të vazhdojnë me debatin pasi janë institucioni ligjvënës. S’ka pengesa për të vazhduar me punën dhe kanë të drejtë të thirrin seanca.
Antonio Milloshovski ia kujtoi Xhaferit se gjatë Qeverisë teknike ku ka patur përfaqësues edhe nga partia tij, Drejtorisë Antikorrupsion i kanë kërkuar mendim nëse mund të shkarkojnë dhe emërojnë funksionarë shtetëror dhe kjo drejtori ka thënë se ata nuk kanë të drejtë derisa të mbarojnë zgjedhjet. Nëse ligji vlen për Qeverinë, vlen edhe për Kuvendin,tha Milloshovski.
Xhaferi ia kujtoi se ajo përgjigje ka qenë për Qeveri teknike dhe jo për Kuvendin.
Në atë moment VMRO kërkoi pauzë prej gjysmë ore dhe me gjasë kjo praktikë e pauzave dhe fjalimeve procedurale do te vazhdojë.
Data 15.06.2026
Aktuale
- Saliu: Balancuesi nuk ishte problem, problemi është zëvendësimi i tij
- Bullgaria po përgatitet t’i kundërvihet amendamentit të ri të Vajcit
- VIDEO/ Përplasja fizike në kafazin e xhamit, momenti kur forca të shumta policie mbërrijnë në GJKKO! Kush janë personat që u përfshinë në sherr gjatë seanca për vrasjen e Renis Dobrës!
- Ahmeti: Unë dhe Sadulla Duraku deshëm t’i bashkojmë tokat shqiptar
- Tmer në Tetovë: Gruaja kapet duke e përplasur foshnjën 3-muajshe në asfalt, arrestohen dy persona
- E punësoi për t’u kujdesur për nënën e sëmurë, tetovari dyshohet se e rrahu brutalisht shtetasen e Kosovës
- Incident në Pallaticë të Tetovës: 67-vjeçari sulmon me send të fortë një fëmijë 11-vjeçar në oborrin e shkollës
- Aksione kontrolluese në Kumanovë dhe në Tetovë, janë shqiptuar 114 sanksione dhe janë ndaluar shtatë persona

