07 August
Për shkak të shpalljes së zgjedhjeve lokale, emërimet në disa drejtori dhe ndërmarrje publike kanë mbetur pas zgjedhjeve lokale pasi ligji për zgjedhje ndalon emërimet në poste drejtuese shtetërore. Nga emërimet e deritanishme, BDI-ja ka humbur drejtoritë e dikurshme të mëdha , si në fondin pensional dhe invalidor, avokatin e shtetit, aeroportet e Maqedonisë, klinikën stomatologjike, bursën e ndërmarrje tjera. Kjo parti edhe pse pritej nuk ka arritur të merr asnjë nga postet me rëndësi, si doganat, drejtorinë e të ardhurave publike, ELEM-in, MEPSO-s dhe të tjera që do të drejtohen nga LSDM-ja. LR PDSH-ja ndërkohë do të drejtoj Entin për Revizion ku është emëruar, Agon Ferati kurse Flakron Bexheti do të jetë Avokat i shtetit, Naser Iljazi në drejtorinë për energjetikë kurse Krenar Lloga, drejtor i Fondit të Sigurimit Invalidor dhe Pensional. Kuadrot e kësaj partie do të drejtojnë edhe burgun e Idrizoën, Byronë për zhvillimin e arsimit ndërsa për zëdhënës të dytë të qeverisë është emëruar Naim Bajrami, po nga LSR PDSH-ja.
Alsat-M

