07 August
Partitë politike shprehen të gatshme për matjen e forcave në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor të këtij viti. Nga LSDM thonë se kjo parti në disa komuna të vendit veçmë ka listë me emrat e kandidatëve. Ndërkaq nga VMRO-DPME thonë se në këto zgjedhje qytetarët do të votojnë jo vetëm për krerët e Komunave por për shumë çështje tjera të rëndësishme.
LSDM është e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, të cilat pas ndryshimit në nivel qëndror do të sjellin ndryshime në nivel lokal. Mbështja që qytetarët na e kanë dhënë neve dhe projekteve tona, cdo ditë po rritet. Si rezultat i analizave të brendshme partiake në disa komuna dihen cilët do jenë kandidatët, në disa tjera ka nevojë konsultime, kështuqë LSDM është tërësisht e gatshme për këto zgjedhje – deklaroi Tomislav Tuntev, LSDM.
Ne i presim zgjedhjet lokale një ditë e më herët ne insistuam që ato të mbahen jo në tetor por ne qershor apo korrik. Konsiderojmë se në ato zgjedhje do të votohet jo vetëm për kryetar komunash por edhe për shumë çështje tjera aktuale – tha Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.
Nga BDI nuk shpalosin emra të kandidatëve të përfolur për kryetarë komunash ndërkaq nuk hedhin poshtë mundësinë për koalicionim me të gjitha partitë politike.
Natyrisht se jemi gati. Zgjedhjet vecmë janë shpallur dhe prej dje kanë filluar të gjitha aktivitet Brenda partisë për përzgjedhjen e këshillave komunal dhe kryetarëve të KOmunave. Sa i përket koalicionimeve, natyrishtse është herët, mirëpo kryesia e partisë dhe kryetari do të fillon të gjitha kontaktet dhe analizat për nevojën e koalicionimeve në komunat e ndryshme. Nga informacionet që i kemi dhe nga anketimet BDI del fituese apsolute. Aty ku do të vlerësojmë se do të ketë envojë për mbështetje me partitë tjera, natyrisht se do punojmë në këtë drejtim – tha Bujar Osmani, BDI.
Nga Lëvizja Besa thonë se bastioni I tyre kryesor do jetë komuna e Tetovës, ndërkaq shtojnë se do të jenë të hapur për koalicionim me të gjitha partitë tjera përvec BDI-së. sa I përket kandidatit për kryetar në Komunën e Tetovës jo zyrtarisht flitet se Besa do të del me mjekun Nexhbedin Karremani.
Janë një prej zgjedhjeve më të rëndësishme për ne, po mundohemi të bëjmë të gjitha përgatitjet sin ë aspect të kandidaturave, të listave për këshilltar komunal, përgatitjen e projekteve të rëndësishme që të dalim me një program të pasur. Tetova do të jetë pika qëndrore në kampin politik shqiptar. Sa i përket koalicionit , ne kemi hapur derën e bashkëpunimit me të gjitha partitë përvec BDI-së . kryetari jonë ka pasur takim me kreun I PDSH0-së gjithashtu ka kërkuar takim me z.Sela, por ai nuk ka dashtë të takohemi, por jemi në pritje – u shpreh Afrim Gashi, Lëvizja Besa.
Nga ana tjetër LR PDSH dhe PDSH thonë se po zhvillojnë debate brenda partiake lidhur me emrat e kandidatëve për kryetar komunash dhe këshilla komunal.
Jemi të gatshëm të kandidojmë në zgjedhjet lokale. Për momentin jemi fokusuar në debate të brendshme partiake për të nominuar kandidatë potencial. Kryesia qendrore do të vendosin për ndonjë bashkëpunim eventual me subjekte të caktuara politike. Nuk përjashtohet mundësua për bashkëpunim me subjekte politike shqiptare për raundin e dytë dhe jemi të gatshëm të mbështesim kandidat konsensual në ato komuna ku do jetë e dobishme për të fituar kandidat shqiptarë – thanë nga LR PDSH
Këto zgjedhje lokale, pritet të jenë zgjedhjet më konkurrente gjatë periudhës së fundit.
Vjollca Aliti

