Partitë politike në vend kanë përshëndetur nënshkrimin e zgjedhjeve të parakoshme parlamentare dhe kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në këtë garë zgjedhore. Tomisllav Tuntev nga LSDM, ka thënë se partia e tij beson se pas ndryshimit të pushtetit qendror, do të sjellin ndryshime edhe në nivel lokal.
U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor që të sillen me përgjegjësi dhe me veprimet e tyre të kontribuojnë në mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike. Presim që institucionet kompetente për organizimin e zgjedhjeve do të jenë të gatshëm në mënyrë efikase dhe profesionale t’u përgjigjen sfidës së organizimit të zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike që në tërësi do të reflektojnë vullnetin e votuesve”, deklaroi Tuntev.
Lëvizja Besa po ashtu ka shprehur gatishmërinë e saj për pjesëmarrje në zgjedhje, por ka kritikuar KSHZ që nuk ka bërë ndryshime të anëtarëve të Komisionit. Nga ky subjekt politik theksojnë se ka anëtarë brenda komisionit të cilët janë jo legal.
Duke pasur parasysh se kemi anëtarë në KSHZ i cili tash më, duke pasur parasysh detyrimet ligjore që dalin nga Kodi Zgjedhor, nuk është legal brenda institucionit, nuk e ka legjitimitetin e procesit politik dhe si i tillë çdo pjesëmarrje e tillë në KSHZ e cënon vendimmarrjen e këtij komisioni”, tha Zendeli.
Ndërsa, sipas VMRO DPMNE-së, në zgjedhjet lokale, qytetarët do të japin mendimin e tyre për çështjes, që sipas kësaj partie, është barrë e dinjitetit të qytetarëve maqedonas.
Në fund, zgjedhjet lokale të 15 tetorit nuk do të jenë zgejdhje të zakonshme lokale. Shumë pyetje nuk kanë marrë përgjigje nga pushteti aktual i Zaevit, Ahmetit dhe Selës. Çështja e Maqedonisë dygjuhësore nuk ishte premtuar para zgjedhjeve, ndërsa sot është barrë e pakënaqësisë dhe dinjitetit të qytetarëve të Maqedonisë. Për këtë çështje gjithashtu qytetarët do të mund të japin mendimin e tyre më 15 tetor”, u shpreh Milloshoski.
Partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhejt lokale, nuk kanë publikuar akoma kandidatët që do të garojnë për kryetarë komunash.
Teuta Buçi /SHENJA/
Partitë politike të gatshme për zgjedhjet by tvshenjaofficial

